Në ditën e 6 tetorit të vjeshtës së hershme të 2019-s, shumica e qytetarëve të Kosovës votuan për ndryshime politike në vendin tonë. Ai ndryshim u konkretizua në ditën e 3 shkurtit të dimrit pa borë të vitit 2020.
Fillimi i mbarë i punës së ‘Qeverisë Kurti’, apo siq e quanin ndryshe qytetarët ‘qeveria e shpresës”, me përgjysmimin e pagave të kabinetit qeveritarë dhe anulimit të vendimeve të kryeministrit në dorëheqje (Haradinaj), vërtetë kishte ngjallë shpresat e qytetarëve për ndryshime substanciale në vendin tonë.

Nuk e di, në ishte pasojë e mësyshit apo ndjenjes së krenarisë së tepruar të kryeministrit Kurti, por ndjenja e shpresës së qytetarëve u venit në ditën e 45 të lindjes së qeverisë, gjegjësisht në ditën e 51-të të datës 25 mars 2020 me ç’rast shpresat e qytetarëve u kthyen në iluzione të mëdha.
Nuk ka njeri të përkryer në këtë botë, secili prej nesh mund të bëjmë gabime, por, kur pas gabimit ndodhë kërkimfalja, ndodhë edhe përmirësimi. Në të kundërtën, kur mungon kërkimfalja, mundësia e përseritjes së gabimeve është e madhe.
Siq dihet gabimet e Kurtit fillojnë akoma pa u formuar qeveria, me emërimin e Glauk Konjufcës në postin e kryeparlamentarit, mirëpo gabimi i parë i madh dhe i pariparueshëm i Albinit si kryeministër ndodhi me rastin e shkarkimit të ministrit Veliu, jo pse ai nuk e ka merituar ndëshkimin për gabimin e bërë, por duke e ditur Albini, se nuk ka aleatë tjetër për bashkëqeverisje, nuk është dashtë ta “djegë jorganin për një plesht” siq e thotë populli, anipse pse Agim Veliu nuk ishte plesht as miligonë, por zyrtari i dytë me peshë në hierarkinë e LDK-së.
Edhe pse Albini kishte kohë për riparim të gabimit me rastin e shkarkimit të ministrit nga dita e 54-të deri në ditën e 51-të, nuk e bëri një gjë të tillë, nuk e bëri as gjatë debatit për mocion, kur ju kërkua nga një deputet (Anton Quni) që ta tërheq vendimin për shkarkim dhe t’i kthehet normaliteti ‘qeverisë së shpresës’, por prapë se prap Albini nuk ndërroi mendje!

Nga shkarkimet individuale, në shkarkime kolektive

Edhe pas mocionit në kuvend, kryeministri i shkarkuar vazdoi me shkarkimin e zv. kryeministrit të parë nga ish partneri qeverisës, z. Avdullah Hoti. Shkarkimet nuk po ndalen nga atëherë deri në ditët e sotme.
Shkarkimi i bordeve të ndërmarrjeve publike, sikurse emërimi i tyre duhet të ndodhë në Kuvendin e Kosovës e jo nga një kryeministr i shkarkuar.
Paraprakisht shkarkimeve dhe pas tyre nëpër borde të ndërmarrjeve publike, duhet të merret prokuoria e jo politika!
Përderisa në vendin tonë politika e merr rolin e policit hetues, të prokurorit dhe të gjykatesit, nuk do të bëhet fjalë për shkapje të shtetit dhe as luftim të korrupsionit dhe krimit të organizuar, por vetëm për shkarkime dhe emërime partiake, klanore apo grupore.
Kap njëri, shkap tjetri, ndreq njëri, e tjetri shkatërro, shteti asnjëherë nuk shkon përpara, por vetëm prapa deri bankrotim total!
Kryeministri i shkarkuar, Albin Kurti, në rrethanat aktuale do duhej të merrej vetëm me menaxhimin e situatës me “Coronavirus”-in e jo të mirret me vendime populliste të shkarkimit të bordeve, për shkak se të njëjtat vendime gjatë pozitës në detyrë të kryeministrit aktual mund të anulohen nga qeveria në ardhje, ashtu siq kishte vepruar ‘Qeveria Kurti’ me anulimin e vendimeve të ‘Qeverisë Haradinaj’ në fillim të mandatit të saj.
E meqë do të ndodhë pikërsiht kështu, atëherë kësaj i thonë; “ku ke, askund,…çfarë bëre, asgjë,…çfarë fitove, një faqë t’zezë dhe një parë pishtole,…m’rrove, t’rrova, brisku i berberit” (popullore)!

Vetëkënaqësia e pushtetit akoma pa e shijuar mirë pushtetin

Në vendet demokratike qeveritë ndërrohen njëra pas tjetrës, por politikat e brendshme dhe të jashtme të shtetit mbeten të njëjta, pra vazhdohen, ndërsa të arriturat e qeverive paraprake avancohen.
Në situatën dëshpruese në të cilen po kalon kyeministër në largim, zotri Kurti është mirë që kënaqësinë shpirtërore të mos e kërkojë në hakmarrje politike, porqë largimin nga pushteti ta bëjë në mënyrë sa më të qetë, paqësore dhe demokratike, duke bërë sa më pak gabime, për ta pritur turnin e zgjedhjeve të radhës, në të cilat përseri mund ta matë veten para qytetarëve të vendit.

Edhe përgjatë punës si kryeministër i shkarkuar, Albin Kurti vazhdoj me gafe e gabime të njëpanjëshme;

-Gafi i parë, edhe pse Kosova është shtet laik, kryeministri e zgjodhi kohën e “ezanit” për konferenca shtypi, të cilat kanë lënë shije të keqe tek shqiptarët dhe të qytetarët e Kosovës në përgjithësi.

-Gafi i dytë i kryeministrit Kurti ka të bëjë me thirrjen publike për ndihmë nga Diaspora, në kohën kur mërgimtarët po përballen me krizën financiare shkaku i pandemisë.

-Gafi i tretë janë masat frikësuese kufizuese të kryeministrit, të lansuara jashtëligjshëm përmes ministrit të shëndetësisë, thuajse Kosova është në gjëndje të jashtëzakonshme.

Për të vazhduar me gabimet më trashanike dhe të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve, si;

-futja e mëse 100 “mantilbardhëve” të paverifikuar nga Serbia në veri të Kosovës.
-futja e 1000 testeve të dyshimta për “Covid-19” nga Serbia.
-amnistimi për gabimin dhe mbështetja që i dha këshilltarit të tij (Shkelzen Gashi) për deklaratën fyese dhe denoncuese ndaj UÇK-së.

Të paktën unë e kam kuptuar kësisoji tekstin e lirimit (shpërblimit) të këshilltarit të tij, të cilën po e publikoj më poshtë;

“Sot e kam takuar dhe më pas e kam liruar nga detyra këshilltarin tim politik, z. Shkëlzen Gashi.
Disa deklarata të djeshme të tij patën pasoja shpërqendruese nga puna e mirë e qeverisë në detyrë. Konsideroj që është më mirë që debatin në të cilin është përfshirë ai të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit tim.
E falenderoj për kontributin e dhënë. E çmoj për mendimin kritik. Ka aq shumë gjëra për të cilat pajtohemi në të tashmen, ka edhe të atilla për të cilat nuk pajtohemi nga e kaluara. Z. Gashi nuk është një bashkëbisedues i lehtë. Nga kjo vështirësi kam mësuar”.

Nisur nga gafet dhe gabimet si dhe nga deklarata e mësipërme e kryeministrit të shkarkuar, nuk kemi të bëjmë fare me Albin Kurtin e dikurshëm si opozitar i pathyeshëm ndaj Serbisë dhe i pamposhtur në mbrojtjen e parimeve politike.

Vërtetë nuk e kam të qartë, a mos vallë i ra dikush “mësysh” Albin Kurtit apo ju rrit mendja nga froni i pushtetit!?

Si do që të jetë, nëse zgjatë edhe pak në “maje” të pushtetit, nuk do të mbetet më gjë nga Albin Kurti i dikurshëm!

28.04.2020