Një fshat në Indi ka gjetur një mënyrë shumë origjinale për qytetarët që të respektojnë rregullat e distancimit social në këtë kohë pandemie.
Fshati në qytetin jugor të Kerala po shpërndan 10 mijë çadra të cilat do të ndihmojnë banorët që të mbajnë distancën mes njëri-tjetrit.
Ideja është që ata të qarkullojnë me çadrat e hapura, e cila do tu sigurojë atyre një hapësirë prej 1 metër nga njëri-tjetri.
Gjithashtu, për çdo banor do të shpërndahen edhe nga dy maska.
India ka marrë masa të shumta për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Në rajonin e Keralas janë vendosur dhe kioska ku qytetarëve u merret një provëz e mukozës së gojës e më pas dërgohet për testim.
Ndërsa në disa spitale po në këtë rajon, përdoren disa robotë që u dërgojnë pacientëve medikamentet dhe ushqimin për të evituar sa më shumë kontaktin me njerëzit.
India deri më tani numëron 872 viktima si pasojë e COVID-19, dhe rreth 27,892 të infektuar.