Terrorizmi nuk është një fenomen i ri dhe ndonëse është perdorur që prej fillimeve të historisë së njerzimit, ai mund të jetë relativish i vështirë për t’u përkufizuar.
Terrorizmi është pershkruar në mënyra të ndryshme: si taktikë dhe si strategji, si krim dhe si detyrë e shenjtë, si një reagim i justifikuar ndaj shtypjes dhe urrejtjes së pafalshme.
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes e perkufizon terrorizmin si “perdorimi ose kercenimi i paramenduar dhe i perllogaritur i dhunës së jashtëligjshme në persiatje të qëllimeve që janë përgjithësisht politike,fetare ose ideologjike”.Brenda ketij perkufizimi ekzistojnë tri elemnte kyqe-dhuna,frika dhe kanosja-dhe secili element prodhon terror mbi viktimat e tij.Nderkaq,FBi-ja përdor këtë perkufizim:”Terrorizmi është përdorimi i jashtëligjshem i forcës dhe dhunës kundër individeve ose pasurisë për të frikësuar ose detyruar (imponuar) nje qeveri,popullsin civile ose cdo segment specifik të tyre,në promovimin e objektivave social ose politikë”
Jashtë Shteteve të Bashkuara ekzistojnë variacione edhe më të medha në tiparët e terrorizmit që vihen në dukje gjatë perkufizimit te tij.Liga e Kombeve ishte e para që u perpoq të arrinte në një perkufizim të sajin per terrorizmin.Ky perkufizim,që i perket viteve ’30 u bazua në dhunën e ushtruar nga levizjet etnike separatist dhe konsideronte terroriste:…”të gjitha aktet kriminale të drejtuara kundër një shteti me synim dhe paramendim të krijonin një gjendje terrori në mendjet e individeve të veqantë,të një grupi njerëzish,ose më në pergjithësi të opinionit publik…”
Kombet e Bashkuara prodhuan një përkufizim të tillë në vitin 1992,duke emërtuar si terroriste : “Cdo metodë veprimi të përsëritur dhune që shkaktonte ankth,i kryer nga një individ,grip ose aktorë shtetërorë (gjysmë) klandestinë,për shkaqe kriminale ose politike,ku-në të kundërt nga akti i vrasjes-objektivat e drejtperdrejta të dhunës nuk përbejn objektivat e synuar”.
Përkufizimi i qeverisë britanike,i vitit 1974,është me konkret dhe më fjalëpakë.Sipas këtij përkufizimi terrorizmi është : “…përdorimi i dhunës për qëllime politike dhe përfshin cdo përdorim dhune me qëlim shkaktimin e frikës në publik,ose cdo seksion të tij”.
Nëse kalojmë në sferën akademike Paul Wilkinson,duke u përpjekur të japë një përkufizim të terrorizmit,pohon se : “…terrorizmi politik mund të përshkruhet shkurtimisht si kërcenim imponues”.Një përdorim sistematik i vrasjeve dhe shkaterrimit me qëllim terrorizimin e individëve dhe komunitetëve-madje edhe të qeverive-në përsiatje të plotësimit të kërkesave të caktuara politike”.Robert Jervis e përkufizon terrorizmin si: “ …përdorimin e dhunës për arritjen e qëllimeve politike ose sociale;dhunë e cila nuk është autorizuar publikisht nga liderë të entiteteve të pranuara politike;përfshirë aktet që janë finacuar dhe mbeshtetur nga shtetet për të njejtat qëllime,por që nuk janë njohur e pranuar publikishtë…”
Terrorizmi është një akt kriminal,i cili influencon një audiencë përtej viktimave të menjëhershme të tij.Strategjia e terroristëve është të kryejn akte dhune që tërheqin vëmendjen e popullsisë lokale,të qeverisë dhe të botës për kauzën e tyre.Terroristët i planifikojn sulmet e tyre për të përftuar publicitetin maksimal të mundshëm,duke përzgjedhur objektiva që simbolizojnë atë të cilës ata i kundervihen.Efikasiteti i aktit terrorist nuk bazohet në vetë aktin,por në reagimin publik ose atë të qeverisë ndaj tij.
Ekzistojnë tre këndvështrime ndaj terrorizmit : ai i terroristit,i viktimës dhe i opinionit publik në përgjithësi.Shprehja “terroristi për dikë është luftëtar lirie” është një pikëpamje e cila do të mund të pranohej edhe nga vetë terroristët.
Kështu terrorizmi mund të perkufizohet si përdorimi ose kërcënimi sistematik i dhunës për arritjen e synimeve politike,fetare apo nacionalclirimtare,drejtuar një shenjestre simbolike apo një grupi viktimash,me qëllim shkaktimin e frikës masive në grupin shoqëror të cilësuar si kundërshtar,i cili nuk lidhet domosdoshmërisht më qëllimin terrorist.
Studiuesit dhe ekspertët që merrën me fenomenin e terrorizmit,kanë përcaktuar gjashtë tipe të terrorizmit bashkohor :
Terrorizmi Nacionalistë-organizatat,grupet apo individët që i përkasin këtij tipi terrorizmi,kanë si qëllim formimin e shtetit të veqantë për grupin e tyre etnik.Ata e konsiderojn veprimtarin e tyre si luftë për clirim kombëtar.
Terrorizmi Fetar-praktikojnë dhunën me qëllim që të venë në jetë,siq pretendojn,porosinë e perëndis për të luftuar të pafetë.Ata e konsiderojn vetën sit ë zgjedhurit e zotit për të kryer këtë mision.Terroristët fetarë i përkasin jo vetëm kulteve të vogla religjioze,por edhe atyre të mëdha.
Terrorizmi Shtetëror-disa organizata terroriste janë shfrytëzuar nga udhëheqësit e qeverive të ndryshme si instrumenta e mënyra të lira të zhvillimit të luftës.Terroristet e këtyre grupeve janë shumë të rrezikshëm sepse zotërojn resurse të fuqishme.
Terrorizmi i Ekstremit të Majtë-kanë kërkuar gjithmonë zhdukjen e kapitalizmit dhe zevëndësimin e tij më regjimin komunist ose socialist.Duke e konsideruar vetën si viktima të shfrytëzimit capitalist,ata ndërmarrin aksionë terroriste edhe ndaj njërzve të thjeshtë.
Terrorizmi i Ekstremit të Djathë-janë zakonishtë të përfshir në grupe të paorganizuara që shpesh janë të lidhurë me organizatat neonazistë të Evropës Perëndimore.Lufta e tyre drejtohet kundër qeverive demokratike,për ti permbysur ato e zëvendesuar me qeveri fashishte.Objekt i sulmeve të tyre janë emigrantët,të arratisurit,njerëzit m ngjyrë dhe hebrejtë.
Terrorizmi Anarkist-ka qenë fenomen global nga vitet 1870 deri më 1920.Një nga presidentët e SHBA-së,Ulliam Makinli u vra në vitin 1901 nga anarkistët amerikanë.Në Rusi,në ketë periudhë,anarkistët kryen shumë sulme të sukseshme.
Sherbimet inteligjente
Pak ngjarje kanë nxjerrë në pah marrëdhënien midis sigurisë dhe inteligjencës më mirë sesa sulmet terroriste të sponsorizuara nga Al-Kaeda që filluan në Somali në vitin 1993 dhe kanë vazhduar deri në ditët e sotme.
Menyrat më anë të të cilave këto sulme kanë ndryshuar mjedisin e sigurisë dhe të inteligjencës :
Së pari,sasia e fondeve publike të dedikuara për sherbimet e inteligjencës dhe operacionet jan rritur ndjeshëm.Ndërsa buxhetet e agjencive të inteligjencës janë zakonisht sekrete,në një varietet menyrash tepër publike është berë e qartë së paratë po vërshojnë drejt tyre me një rritje konstante.Në disa raste madje ato janë më shumë nga qkan kërkuar vetë agjencit,por për arsye të qarta politike,trupat legjislative nuk kan dashur të jenë transparent në lidhje me ketë qështje.
Së dyti,një perqindje në rritje e shpenzimeve të inteligjencës po orientohet kundër terrorizmit.Kjo nuk është cudi,por po lë të keqfinancuara objektiva të tjerë tradicional të inteligjencës si psh.mospërhapjën e armëve berthamore,drogën dhe krimin transnacional,madje edhe armët e shkatërrimit në masë.
Së treti,rezultati më i menjëhershëm i 11 shtatorit ishte pushtimi i Afganistanit gjatë vitit 2001,që kishte patur një qeveri islamike,e cila garantonte strehë të sigurtë për Osama bin Laden dhe bazën e tij Al-Kaeda.Organizatat perëndimore të inteligjencës kan monitoruar për shumë vite zhvillimet në Irak,por deshira për ti sulmuar terroristët kudo që mund të ndoshën e per të ndryshuar regjimet që mund të strehojn terroristë,solli rritjen e perpjekjeve të inteligjencës rreth irakut në periudhën që pasoi luftën e vitit 1991 më bazë të gjerë mbeshtetjeje.
Së katërti,deklaratat për deshtime të inteligjencës kanë nxitur përpjekje reformuese në disa kombe perëndimore.Që prej 11 shtatorit sherbimet e inteligjencës të disa vendeve të mëdha jan studiuar dhe hulumtuar më shumë se në cdo periudhë të mëparshme historike.Dy hetime parlamentare dhe dy komisione shtesë studiuan aspekte të inteligjencës britanike.Komisioni Butler bëri disa rekomandime rreth procedurave të inteligjencës,të cilat u pranuan nga qeveria Blair.
Tre raporte të Kongresit dhe vlerësimet e komisioneve të institutive kerkimore dhe komisioneve të tjerë të pavarur në Shtetet e Bashkuara paraqiten rekomandime e reforma.Në vitin 2005 u realizua reforma me e rëndësishme e inteligjencës që prej krijimit të CIA-s në vitin 1947.Ajo solli krijimin e postit të një Drejtori të Inteligjencës Kombëtare,i cili do të gezonte mbështetjen e një zyre të gjerë.Pjesa më e madhe e ketyre reformave institucionale dhe e procedurave synojnë të rrisin veprimtarinë e inteligjencës.Brenda cdo vendi si dhe bashkpunimin më të madhë mes institucioneve homologe të vendeve të ndryshme.
Sherbimet inteligjente dhe specialistët e antiterrorist për të mbërritur njohjen e terroristëve e organizatave të tyre analizojn sidomos:informacionet e grumbulluara nga burimet ilegale,legale dhe hetimet.
Burimet ilegale janë të gjitha ato që vijnë nëpërmjet kanaleve,të organeve të inteligjencës dmth,nga zbulimi,kundërzbulimi,policia e organet e tjera të të rendit,organizatat jo qeveritare,institucione të tjera shtetërore e private,qe kanë akses me ambientet e terrorizmit apo rreth tij,informacionet e siguruara nga sherbimet analoge të shteteve aleate apo dashamirëse si dhe deklaratat anonime të qytetareve.Lufta kundër terrorizmit është shndërruar në një veprimtari të sofistikuar.Qeverit kombëtare nga ana e tyre,kan agjenci e sherbime që ndjekin ketë problematikë siq janë CIA,FBI në SHBA,të cilat përpiqen të depertojn në murin e misterit që rrethon veprimtarinë terroriste.Ekzistojn edhe agjensi ndërkombetare si Interpoli,Europoli etj,që bashkërëndojn veprimet e shteteve në ndjekjen dhe kapjen e terroristëve të dyshuar si dhe trafikantëve të drogës,armëve e qenieve njerëzore.
Të dhënat informative që vijn nëpërmjet këtyre burimeve,konsiderohen konfidenciale dhe përbejn në vetvete informacionin më të besueshëm,më afer organizatave,grupeve apo apo individëve terroristë dhe nga brenda tyre,prandaj ato quhen ilegale.
Burimet Legale janë ato që sjellin informacione nga shumë drejtime si : nga shtypi,televizioni,internet,nga deklaratat e organizatave terroriste,nga video konferencat e krerëve terroristë,nga pamje filmike të transmetuara ne TV,nga dëshmitar okular të ngjarjeve terroriste,nga studime e analiza që u bëhen grupeve,organizatave,individëve e udhëheqesve të ndryshëm te tyre,nga lidhjet që kanë më qeveritë,organizata politike apo finaciare e shumë te tjera.
Hetimi është një nga burimet shumë të rëndësishem informacioni.Të dhënat e siguruara nga ky burim,vijn nga pyetja e anëtareve të organizatave e grupeve terroriste apo individ që kanë lidhje direkte e indirekte me to,te kapur gjatë zhvillimit të aksioneve të ndryshëm,gjatë përgaditjes së operacioneve apo pas kryerjes së tyre.
Mbas kryerjes së operacionit terrorist,organet e hetimit intersohen dhe mbledhin të dhëna mbi transfertat e mjeteve monetare,mbi vjedhjen e armëve e automjeteve,mbi blerjet në treg të materialeve që janë perdorur apo shfrytëzuar gjatë realizimit të operacionit.Po ashtu,hetimi shfrytëzon edhe raportet mbi lëvizjet e elemntëve të dyshimt,të cilet vijn nga sherbimet e kundërzbulimit,policisë kriminale,nga pergjimi i bisedave telefonike e kontrolli postar i korrespondencës e shumë veprime te tjera operative.
Masat prandaluese,kundër veprimtarisë terroriste që ndërmarrin qeveritë por edhe faktori ndërkombetar,kan një kosto shumë të madhe,e cila ndonjëherë në një situate normale,konsiderohen të pakuptueshme dhe e pa efektshme.
Shtetet janë të detyruara,që per tu perballur me terrorizmin,te rishikojn të gjithë legjislacionin ekzistues,për të nxjerr ligje të pershtatshme që te plotësojn boshllëqët.Të ndërtojn një strukturë të tërë njerëzore,që duhet të angazhohet për të realizuar këtë detyrë e cila padyshim kërkon shpenzime suplementare financiare.Cdo shtet shtet ka organet e ndjekjes së veprimtaris terroriste,zbulimin,kunderzbulimin,policinë,forcat kufitare,doganore e financiare,pa përmendur këtu ato ushtarake.