Ballina Diaspora Kush është cerrnagori Škelzen Gašič?! – Nga Mehmet Musa, Gjermani

Kush është cerrnagori Škelzen Gašič?! – Nga Mehmet Musa, Gjermani

 

   -…si mundë të jetë këshilltar i Kryeministrit të Kosovës, një zëdhënës aq i tmerrëshëm e besnik i politikës gjenocidiale të Sllobodan Millosheviqit, Aleksandër Vuqiçit e Aleksandër Rankiviqit?!-

Dje me 24 prill dhash opinionin t‘im  rreth situatës dhe gjendjës së krijuar politike në gjendje pandemije në Kosovë,dhe shpreha habi, çudi me aq sa dije dhe vlersoj unë me takatin tim për mjegullën që ka kaplua Kosovën nga vet partitë politike dhe politikanet shqiptar kush më shume e kush më pak.
Ndërsa sot me 25 prill, më tronditi thellë në shpirtë mua, dhe shqiptarët e kësajë Republike, deklerata e cerrnagorit Škelzen Gašič, dhënë në gjuhën tonë, duke bërë një krahasim të xhelatit me viktimën gjatë luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 98-1999.
Me tronditi aq më tepër se si mundë të jetë këshilltar i Kryeministrit të Kosovës, një zëdhënës aq i tmerrëshëm e besnik i politikës gjenocidiale të Sllobodan Millosheviqit, Aleksandër Vuqiçit e Aleksandër Rankiviqit.
Ndërsa reagimet e shumta kundër këti cërrnagori ishin lajthitje dhe përkëdhelje kundër cërrnagorit Škelzen Gašič „ vetëm të shkarkohet nga pozita“
Ndërsa unë u bëj thirrje organeve të drejtësisë, prokuririsë së shtetit që sa më parë të verifikojnë vendbanimin e këti agjenti serb, si dhe të zhvillojnë hetimet për mbulesën  e deklarimeve  të tij, për shpifje të errëta ndaj UÇK-së çlirimtare shpifje që u zien në kuzhinën e Beogradit dhe po hahen në Prishtinë, në mënyrë që ta merr denimin  e merituar cerrnagori Škelzen Gašič.

Mehmet Musa

(Për shqiptarët e indinjuar të
Republikës NRW , në Gjermani)