E SOTMJA E TREMBUR
Ti je var
Në kunjën e shpresës
Mes zjarrit dhe etheve
Në gjolin e kthetrës.
Mua më anashkalove
Në zgurën e grerëzave
Je ndje e lumturuarë
Kur te vrau në shpirt
Hiçin e shqelmove
Dhe rehatshëm ,rehatshëm
Nise e gulçove.
Mua më lë anashë në periferi
Si mik I yti
Doktrina për ty.
S’je ende as andej
As këndej bergu
Ruaju erërave të forta
se thyhësh si maje plepi.
Unë s’flasë përralla në diell
As përcellohen n’ akullin e vëshirë
Të sotmën e trembe
Me ledhatime
E nësermja drojë është për
Perqafime e vonë.
2.
Ke tri simfoni në sipërfaqe qielli
Po truallin ngjalle me burizan
Se jeta tuurr e vrap shtegton…
RRUGËT E PASTRA
U pastruan rrugët
Deri në palcë,
Po palcës
Iu harxhua detergjenti
Myk e qelb,
Gufuan ane e tej
Siç gufon toka e për lagur.
Rrugët ishin bërë
Akull ,vetëtimë
Skraja e zhapikë
Kishin lakminë.
Por palcës i erdh
Erë e rëndë
Sa vrau sytë ,hej vrugoj ballin
Vicklat e vogla
Shpeshtohen si kreshta malesh a hithrash
Veç vezullimë rrugët ishin
Nën tarikatin sekret
Te shtresave e nënshtresave… tymuar nga avujt krejt.
Kosove, 2020