Robëria e gjatë e shqiptarëve nën pushtime, okupime, sundime dhe pushtete të huaja kanë lënë shumë pasoja në jetën dhe mentalitetin e tyre, prandaj, sot janë tepër të pakuptueshme pse mbiemrat mbi bazë të identiteteve të huaja kombëtare dhe sidomos toponimet në gjuhët e pushtuesve të huaj, edhe sot dominojnë të tërë hapësirën etnike shqiptare.
Shpresoj më në fund të reflektojnë disa shqiptarë, sepse është në dobinë dhe nderin e tyre, nga:
Mbiemrat dhe emrat personalë, Hasan apo Hysen, Rusi, Maqedonci, Bugari, Boshnjaku, Maxhari, Çeku, Arapi, Turku, Tartari, Çerkezi, etj.,
të ndryshohen dalëngadalë, që të identifikohen para botës si Hasanq apo Hysena shqiptarë, me emra dhe mbiemra të bukur në gjuhën amtare.
Emrat dhe mbiemrat me origjinë të huaj, sidomos në bazë të identiteve të huaja kombëtare, si dhe prapashtesat e e gjuhëve të huaja në mbiemrat e tyre, është mirë të marrin fund sa më parë.
Identiteti kombëtar dhe shteti i kanë rrënjët në gjuhën që e flet ai popull.
Poshtëshënim: Në lidhje me toponimet në gjuhë të huaja në trojet etnike shqiptare, më gjerësisht do të bëjmë fjalë një herë tjetër.