Sa më tepër që zgjat karantina e përkohshme për njerëzit, si masë parandaluese kundër pandemisë aktuale, aq më tepër po vërtetohet nevoja e heqjes së saj nga njerëzit dhe vendosja në karantinë (izolim) të përhershme e pushtetarëve të korruptuar, bandave kriminale dhe shkatërruesve të natyrës dhe shoqërisë.
Deri në rikthimin e vlerave humane në shoqëri, ndërtimin e shtetit ligjor dhe zëvendësimin e djajve me brirë me njerëz të moralshëm në pushtet, gjatë kohë do të mbetemi në karantinë, të lodhur e mërzitur, të sëmurë e të uritur, të pasigurt e të kërcënuar nga vdekja e përditshme, duke u argëtuar vetëm me propagandë nën tingujt e karadyzenit të pushteteve jodemokratike, të mafies dhe oligarkisë ndërkombëtare!
(23.IV.2020)