Fjalimin tim do ta filloj me përshëndetjen në gjuhën shqipe Tungjatjeta. Dhe kjo Tungjatjeta është e drejtuar juve në sallë, por edhe të gjithë njerëzve të botës. Tungjatjeta në gjuhën shqipe do të thotë dëshirë për jetë të gjatë. E, si asnjëherë deri më tani, qytetarët e Malit të Zi janë të ballafaquar me sfidën e përbashkët dhe shohin se sa janë të barabartë. Dhe këtë përshëndetje Tungjatjeta, do të jem pretencioz, nuk do t’ua dërgoj vetëm qytetarëve të Malit të Zi, pavarësisht nga kombi, feja, gjinia, nga mosha, por do t’ua drejtoj edhe të gjithë fqinjëve tanë në Shqipëri dhe në Kosovë, Maqedoninë veriore, dhe në Serbi, edhe në Bosnjë dhe në Bullgari dhe njerëzve në shumë shtete ku jam anëtar, apo kryetar grupeve të miqësisë, i caktuar nga ky institucion: Turqia, Franca, Italia, Gjermania, Amerika dhe e gjithë bota po ballafaqohet me këtë problem. Dhe të gjithë ne po ballafaqohemi me diçka që ende nuk ka ndodhur, jo në këtë formë dhe asnjë shtet a shoqëri nuk ka plan adekuat se si të ballafaqohen me këtë.
Ne duhet të theksojmë këtu se në këtë moment ne, shteti dhe institucionet tona, që kryesisht e kanë prezantuar ekipin e ashtuquajtur TNK e kanë dhen provimin. E kanë dhënë tash për tash, e shpresoj se do ta japin edhe deri në fund të kësaj beteje, sepse, po e përsëris, ne nuk e kemi përfunduar betejën me Covid – 19 por jemi ende në fazën e luftës së përbashkët. Dëshiroj të theksoj, si pjesëtarë i këtij institucioni, se kam pasur kënaqësinë që kemi pasur shumë mbledhje me përfaqësuesit e Qeverisë, por dhe të kolegjit dhe se të gjithë anëtarët e kolegjit dhe të gjitha partitë politike në muajin e parë kanë treguar një përgjegjësi të madhe politike. Me vendimet dhe reagimet e veta të gjithë kanë kontribuuar që të dëgjohet profesioni. Qytetarët e dëgjuan profesionin dhe për këtë arsye i kemi rezultatet e tilla. Këto rezultate, në një mënyrë, duhet të jenë për të gjithë ne indikatorë, edhe për mburrje edhe për aktivitete të mëtutjeshme.
Tash për tash i kemi rezultatet më të mira se Italia, se Gjermania, se Suedia, se Amerika. Ata deputetë që thonë se shteti ka rënë në provim, po sillen si strucët, dëshirojnë ta futin kokën në rërë, por gjendja është reale. Qytetarët këtë e shohin. Prej bashkësisë prej të cilës vij, më duhet ta theksoj se shumë qytetarë të komunës së Tuzit, që ishin në karantinë i vlerësojnë vendimet e marra si adekuate dhe se mburren me rezultatet e arritura në betejën kundër virusit.
Mirëpo, ky nuk është vetëm rizik shëndetësor, pas një muaji sa ka kaluar ky po shndërrohet në rizik që do të jetë edhe ekonomik edhe social edhe kulturologjik. Bota nuk do të jetë më e njëjtë. Koha do të shënohet para dhe pas koronës. Dhe për këtë arsye si rrallë herë deri më tani unë jam falënderues ndaj anëtarëve të TNK-së, sepse gjërat që i kemi diskutuar këtu ata shpesh i kanë futur në programet e veta, qoftë në varësi apo jo të asaj që e kemi diskutuar, por kjo më nuk është thelbësore.
Në Mal të Zi do të ndihmohen njëqind mijë punëtorë. Po, problemi është shuma, se nuk është e njëjtë a do të ndihmohen me 220 euro, apo 500 euro. Mendoj se të gjithë do të dëshironim t’i ndihmonim me nga 1000 euro, por pyetja është a i kemi ato mjete.
Solidariteti, ashtu e vlerësoj unë, që do të dalë nga kjo krizë, do të reflektohet ashtu që politika ekonomike në të gjitha shtetet e botës do të shkojë në drejtim tjetër. Do të kërkohet pjesëmarrje më e madhe e shtetit në procesin ekonomik, do të kërkohet solidaritet më i madh dhe partitë politike do të punojnë në këtë drejtim. Për fat të keq do të rritet edhe nacionalizmi ekonomik, do të rritet edhe popullizmi. Për fat të keq, konfliktet e tilla nuk përfundojnë vetëm me konflikte ekonomike, por edhe me konflikte shumë më të mëdha të brendshme dhe të jashtme. Unë jam i sigurt se Bashkimi Evropian, pas tundimit të parë do ta tregojë fytyrën e vet të vërtetë, dhe veç po e tregon solidaritetin e vet. Nuk e di, kolegë të nderuar, a keni parë se kanë ndihmuar me rreth 20 apo 30 milionë. Është vendosur se do ta ndihmojnë Malin e Zi me 60 milionë euro. Këto janë mjetet që i japin ata nga taksapaguesit e vetë për ne. Ne na mbetet të tregojmë se jemi pjesë me përgjegjësi e shoqërisë evropiane dhe të dimë se fati ynë nuk është vetëm në duart tona. Është në duart e tërë njerëzimit: për këtë arsye, këtë betejë e çmoj si një krizë që do të na shtyjë të krijojmë shoqëri më cilësore dhe më të drejtë.
Unë si politikan nuk i kam kritikuar disa nga vendimet e marra, por këtë rast më duhet t’i drejtohem ministrit të punëve të brendshme. Ministër, nuk ka guxua të ndodhë që deputetja Zdenka Popoviq të dënohet sepse paska punuar në territorin e Malit të Zi, përfaqësuese politike e të cilit është. Unë e di se ekzistojnë deputetë dhe politikanë demagogë, që për katër vjet nuk kanë hyrë në këtë institucion, që marrin 1500 euro çdo muaj dhe kritikojnë nga anash, por si deputete kolegia Popoviq nuk është dashtë të ndëshkohet. Unë apeloj në Prokurori që atë që e keni proceduar ju t’ua refuzojnë. A do ta bëjnë këtë a jo, kjo është punë e tyre.
Unë vetëm dua të theksoj se mund të krijojmë shumë barriera ndërmjet vetes, por këtu janë në pyetje prioritetet tona. Të gjithë ne po ballafaqohemi me këtë krizë, fillimisht e shohim se me këtë krizë po ballafaqohemi brenda familjes sonë. Si individë kemi prioritet familjen, komunën, komunitetit dhe si të tillë na duhet të vazhdojmë tutje. Por duhet të dihet se çdo pjesë legjitime e shoqërisë, çdo deputet ka të drejtë në mendimin e vet, se si bashkësi mund të jemi të ndryshëm sa u përket qëllimeve, por duhet të dimë se të gjithë jemi të barabartë. Ky është shans që duhet ta shfrytëzojmë në mënyrë që shoqëritë tona të bëhen më të drejta. Do të kemi sfida, por jam i sigurt se do t’ia dalim.
Faleminderit.