Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, tha se qeveria e tij planifikon që në gjysmën e dytë të majit të nisë lehtësimin e masave të izolimit, të ndërmarra për frenimin e pandemisë së koronavirusit.

Kufizimet do të lehtësohen ngadalë dhe gradualisht, tha Sanchez në një senacë parlamentare.

Sanchez pritet të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme në Spanjë deri më 9 maj.

Ky vend është izoluar më 14 mars.

Pas Shteteve të Bashkuara, Spanja ka numrin më të madh në botë të të infektuarve me koronavirus: mbi 204,000.

Mbi 21,000 pacientë të infektuar me koronavirus atje kanë vdekur.

Disa vende në Evropë kanë nisur këtë javë lehtësimin e masave të izolimit, përfshirë: Italinë, Austrinë, Gjermaninë, Danimarkën e të tjera.