Me keqardhje mora lajmin e hidhur për vdekjen e Mrikës, gruas së mikut tim, Jim Xhema.

Me këtë rast, veprimtarit dhe biznesmenit të shquar të komunitetit tonë shqiptaro-amerikan Jim Xhema dhe familjes së tij, në këto çaste të rënda përjetimi, i shpreh ngushëllimet e mia më të thella, të zonjës sime dhe të familjes sime për vdekjen e Mrika Xhemës.

Kontributi i Jim Xhemës, si veprimtar, biznesmen dhe humanist është i jashtëzakonshëm dhe meritor për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Shpirti i Mrikës pushoftë në paqe.

Harry BAJRAKTARI

New York, 2020