Në lidhje me “ndihmën” humanitare serbe për Kosovën

Darovi (dhurata) e armikut, o helm o thikë!

A nuk i shkon asnjë qeverie të Kosovës pa ndihmën “humane” të Serbisë? Pse politika shqiptare vazhdimisht duhet t’i mbajë sytë dhe mendjen nga lindja, për ndihmat serbe, ruse e kineze?!

A janë të gjitha rrugët e botës të mbyllura për Kosovën në këtë gjendje pandemie?

Nëse ka vështirësi Kosova për ndihma dhe furnizime nga jashtë, ka aleatë të shumtë në botë, ndërsa rruga përmes Tiranës duhet të jetë frymëmarrja e vetme dhe e natyrshme për shqiptarët kudo që janë, në Kosovë dhe viset tjera shqiptare.

Vetë politika shqiptare e kruan vazhdimisht zgjeben me serbët dhe Serbinë, mandet piskatin nëpër botë kundër Mini Shengenit, kundër bllokadave politike e diplomatike nga qeveria serbe, kundër luftës hibride serbe e ruse, kundër veprimeve destruktive e subversive konkrete të tyre dhe veprimeve të tjera konsipirative!

Çfarë loje e ndytë: Serbinë e ndihmon Rusia dhe Kina, ndërsa Serbia u dashka ta ndihmojë Kosovën!

(19.IV.2020)