Duket se nga gjumi na zgjoi një zë i trishtë. Të befasuar dhe në mjegullnajën e hutimit, na u bë, sikur na dha “Kushtrimin”: -Ngrihuni o njerëz! Se armiku i padukshem tinzisht “Luftë na shpalli“! Dhe bota nuk është më ajo që ishte mbramë. Verdhacak Koronavirusi paasnjë paralajmrim, padhënë as sinjalin më të vogël, porsi vaji në tigan, me shpejtësi marremendëse, u përhap në mbarë botën. Ai si ajri i padukshëm njeriut në trup i hyn. Dhe aty në dyluftim “trup-me-trup” shumë jeta po merrë…

Ky armik i vertetë me rrënjë në Kinë i ka lëshuar degët e tij mbi gjithë globinnjerëzor, duke sfiduar edhe shtetet më të fuqishme të botës. Madje duke u tallur me armët e tyre, ngase asnjëra nga ato armë, nuk mund ta vrasin Atë. Muri i madh Kinez nuk mundi ta mbante brënda. Pra armët, bazat ushtarake dhe fortefikimet veçse i “shtojnë oreksin” për të vrarë sa më shumë njerëzë. E theksova globinnjerëzor sepse luftën e ka vetëm me njeriun, të cilin e ka mbyllur në “Kafaz” dhe po e kacafytet me Të. Ndërsa kafshët dhe qënjet’ e tjera të planetit u jep Liri palimit dhe teritore të pakufizuara!

Bota nuk është si më parë. Roma, Parisi, Nju Jorku etj kanë marrë pamje të zymta. Ju mungon gjallëria aktive, shkelqimi dhe krenaria. Shkollat, kinemat, teatrot, muzet, biblotekat etj janë boshatisur. Klubet, kafenet, restorantet, parqet, diskotekat dhe plazhet janë braktisur nga miqtë dhe sipatizanët e tyre. Rallë shikon qytetarë në lëvizje, me gojë, hundë dhe duarë të mëshehura. Të cilët shpejtojnë hapat për ku janë nisur duke ju ikur atyre që i shikojnë sikur veten. Sheshi “Sh’Pjetri”dhe Meka janë boshatisur. Është, ndoshta, e para herë në histori që nuk pranojnë besimtarët të bëjnë Lutje apo Falje në vendet e Shënjta. Parku i madh në Manhatan që vazhdimisht, por veçanarisht në kohë pranvere, ishte plotepërplotë me njerëzë duke luajtur, vrapuar e shijuar eren e miliona luleve dhe thithur oksigjenin n’ato mbretëri pemesh te pa numerta, tani është kthyar në spitale. Dhe gjithashtu edhe supër Anija ne gjirin e Nju Jorkut,është bërë spital.

Shumë gjëra janë kthyar ndryshe përballë kësaj pandemie. Shtërngimi i duarve, përqafimet dhe puthjet janë “aleat” të koronavirusit që kthehen në vrastare. Të mos vizitosh prindërit, gjyshat e gjyshet, miqt’e shokët  etj. po u kthyeka n’akt dashurie?! Vetngujimi në akt mbrojtje dhe sigurie. Po kuptohet se vetëm distanca prej një metri është e jotja  Duke qënë se ky viruisdjall po “peshkon” qytetarët pa dallim moshe, seksi, vendi, pozite, pasurie, ngjyre, ideje apo besimi tregon se pushteti, paraja, bukuria, vilat, rushfetet korruptive etj nuk kanë vlerë. Nuk të japin oksigjenin e duhur për ta mundur armikun e padukshëm. Bota  është e bukur edhe kur njerëzit janë në “kafaz”, Ajri, Toka dhe Qielli jetojnë edhe kur njerëzimi është në “ngujim”. Virusi, pa ia kerëkuar, na jep pushime të zgjatura jo me javë, por edhe me muaj. Duke na vënë kushtin që pushimin ta bëjmë brënda në shtëpi me familjen tënde. Dmth pushimin nuk e bën dot si më parë, me shok’e miqë në plazhe apo vende turistike, brënda as jashtë shtetit. Po i detyron të rinjtë të kujdesen për të moshuarit. Të ju sjellin ushqime e ilaqe dhe shpresën se këtë luftë do ta fitojmë. Qielli do të kthjellohet, pranvera do të vinë, zogjet dhe bilbilat do të këndojnë  si më parë. Nga “lufta” do të dalim më të fortë dhe më me shumë dashuri.

Prindërve po ju jep “detyrën” të harxhojnë më shumë kohë me fëmijtë e tyre..Që  ata ta ndjejnë nga afër dashurinë, kujdesin  dhe besimin prindëror. Na imponon kohëzgjatjen bashkëshortore. Kohë për më shumë dashuri dhe harmoni familjare. Kjo kohë na shërben të njohim më qartë shokun, mikun, komshiun humanistin e vertetë, partnerin etj. Në këtë situatë po mësojmë të gatuajmë vetë, te sherbejmë në shtëpi, të jemi më të kursyer në shpenzime, se kafja mund të pihet  edhe në shtëpi. Na detyron që më pak ta ndotim jetën, më shumë të pastrojmë shtepinë, mjedisin, natyren, të pastrojmë ndergjegjën nga mania e pislleku i civilizimit fallco.  Është e natyrshme frika nga ky virus vrastar, por jo paniku. Nuk duhet te na sëmundet shpirti, Urrejtja, jo vetëm është e pa prënueshme,  por neveritese dhe si e tillë duhet luftuar. Duhet grisur maskat e rrëme nga fytyrat egoiste. Vertetë jemi t’izoluar, por të mos ndihemi të vetmauar. Dhe ajo që mendoj une, është se mençuria njerëzore, në çdo rrethanë e ka gjetur dhe do ta gjëjnë mënyrë më të mirë e të jetuarit, në kushtet e imponuara.

Me të drejtë përballja me këtë armik të padukshem, është cilësuar “Lufte e vertetë”. Dhe nga lufta dalin herojtë, dallohen trimat, diktohen disfatistet, zbulohet tradhtia, vertetohet strategjia dhe taktika e ndjekur etj. Ahere edhe Psimi i rëndë nga Koronavirusi duhet bërë Mësim i madh. Për sot dhe për të arthmëm. Për të qënë të përgatitur për t’u mbrojtur nga çdo armik i dukshem e padukshem dhe kurrë mos m’u zënë në befasi. Sado larg të fillojë luftën armiku – Virus, të vlersohet sikur të ka ardhur tek oborri i shtëpisë. Duke vleresuar se njeriu, kombi, besimi etj janë primare, Qeveritë dhe politikanët e çdo krahu, duhet të jenë bashkë. Nga kjo situatë lufte “Të mëdhajtë e kësaj bote” besohet se do të çmohet  shumë më lartë njeriu dhe jeta e tij. Do të ketë investime jo për ta vra njeriun, por për ta mbrojtur dhe zgjat jeten e tij. Me Mirushyerje, me Drejtësi dhe Shpërndarje më objektive. me Pastërti (në kuptimin e gjërë të fjalës: personale, shtëpijake, mjedisor dhe të krejt natyrës) dhe Sherbim shendetësor etj.  Herojinë e kësaj lufte është Mjeksia me punonjësit e saj. Ahere buxheti, ndoshta duhet dhjetë fishuar për Shëndetësinë. Tokanënë duhet pastruar nga helmet industriale. Të ruhet bimsia e saj. Të ndalohen  shperthimet nëntoksore etj etj.

Pandemia po na mëson se vlera e vertetë qëndron: në humanistët dhe organizimi vullnetarë. Tek njeriu zemërmadh dhe guximtar. Tek dashuria e madhe, jo vetëm për njerëzit’ e të afërmit, por dhe për gjithë njerëzit pa dallim. Po na mëson të jemi NJERËZ me parime dhe të mëshirëshem. Të jemi ata që duhet të jemi.

Nëna botërore, bija Shqiptare, Nëna Tereze i lutej Zotit

” bëmë të jem një instrument tek Ti:

atje ku ka urrejtje, më ler të sjell dashuri;

atje ku ka fyerje, faljen;

atje ku ka dyshim, besimin;

atje ku ka trishtim, gëzimin;

atje ku ka dëshpërim, shpresën

atje ku ka errësirë dritën;

atje ku ka kusarë, t’ju shkatërroj pritën…!

—————-

-Marre nga ZemraShqiptare, mes Prill 2020-