Ballina Aktualitet Eksperti Besmir SEMANAJ: Skandal, Shqipëria mban mbledhje të Këshillit të Sigurisë në...

Eksperti Besmir SEMANAJ: Skandal, Shqipëria mban mbledhje të Këshillit të Sigurisë në “Zoom”, ja rreziqet…

 

Shpërthimi i pandemisë së Covid-19 i kapi të papërgatitura shumë shtete, që iu drejtuan teknologjisë për të mundësuar takime të cilat s’mund t’i zhvillonin më si dikur në tryezë të përbashkët.

Kësisoj gjatë muajit mars nisi përdorimi masiv i aplikacionit “Zoom” që mundësoi video-konferenca nga më të ndryshmet, duke nisur nga kurset e Jogës, deri te takimet mes mësuesve dhe nxënësve, apo takime të kabineteve qeveritare.

Mjafton të përmendim këtu faktin që kompania me bazë në SHBA ka pasur vetëm gjatë muajit mars 200 milionë  përdorues ditorë, përkundër 10 milionë që kishte në dhjetor, për të kuptuar rritjen e shpejtë të përdorimit të tij. Por gradualisht shumë vende nisën ta ndalonin përdorimin e “Zoom”-it për shkak të të metave që paraqet ai sa i takon sigurisë.

Në Shqipëri aplikacioni nisi të përdoret që nga zhvillimi i orëve mësimore në shkolla e universitete, e madje në mbledhje të tilla të rëndësisë së veçantë si Këshilli i Sigurisë Kombëtare, ku morën pjesë presidenti Meta, kryeministri Rama, kreu i Kuvendit Ruçikreu i PD-së Basha, dhe përfaqësues të tjerë të rëndësishëm të qeverisë.

Që në mbledhjen e parë pati reagime, nga ekspertët, që e kritikuan përdorimin e “Zoom”-it në një mbledhje të tillë.  Besmir Semanaj, Specialist për Sigurinë e Informacionit, deklaron për gazetën “Shekulli” se ky është një ndër aplikacionet më të mira, por çedon sa i takon pjesës së sigurisë. / Shekulli online/ E.M./