Ballina Histori Në kërkim të rrënjëve (Jo të miat, tonat)

Në kërkim të rrënjëve (Jo të miat, tonat)

 

Një fshat i vogël, por që mbart një toponim të madh. ALBANËT.
Zgërdheshi alias Albanopolis. Qytet i albanëve.
Në vitet e shkollës fillore, por edhe 7 vjeçare mësuesit nga flisnin për rrënojat e një kalaje në Zgërdhesh, një fshat pak pa arritur në Krujë, afër fshatit Halil. Në të dy këto fshatra familja ime ka patur shumë miq. E kemi quajtur, thjesht, kalaja e Zgërdheshit.
Më vonë njohëm dhe mësuam se kjo “kala” personifikonte rrënojat e një qyteti Ilir, Albanopolis. Qytet i albanëve.
Fillesat, si shkruhet në disa burime të cituara i ka që nga shekulli 6-të para erës Re, por si qytet është formuar në shekullin e 4-tërt. Eshtë shpopulluar nga shekulli 2-të para erës Re. Banorët kanë levizur në drejtim të bregdetit.

E shkrova këtë shënim për të thënë se ky toponim, Albanopolis, qyteti i albanëve ( disa herë albanoi) është fillesa e emrin tonë– Albanët, Albania. Ashtu si na njeh, gati e gjithë bota.
Zgërdheshi/Albanopolisi, pikërisht për këtë fakt, duhet të jetë një vend i trajtuar në mënyrë të veçantë në analet e historisë e të memoristikës sonë.
Mbase, nga një muze në Zgërdhesh, sigurisht modest, mund të fillonte historia e etimiologjisë të Albanisë/ Shqipërisë.
Sigurisht duhet edhe realizuar edhe një plan urbanistik tërheqës.
Kalofshi një ditë të mirë

Gani Elezi