Bill dhe Melinda Gates kanë kritikuar ashpër vendimin e presidentit amerikan Donald Trump, sa i përket ndërprerjes së financimit ndaj Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke thënë se fondacioni i tyre do t’i dhurojë 150 milionë dollarë shtesë, për të ndihmuar organizatën në luftën ndaj Covid-19.

Në një interviste dhënë për televizionin amerikan ABC News, Gates ka pranuar se shpreson që Trump të ndërrojë mendje sepse sistemi global shëndetësor ka nevojë për ndihmën e SHBA-ve,

“Është një problem global. Ky institucion bashkon kombet dhe përkujdeset që t’i shkëmbejmë përvojat mes vendeve në mënyrën më të mirë. Do të ketë mjaft kohë që të shohim se cilat vende kanë punuar mirë në këtë aspekt, e cila kanë dështuar, dhe ku është dashur të reagojë ndryshe OBSH-ja.  Tashmë duhet thjesht të përkrahim fuqishëm rolin e OBSH-së në luftën ndaj Covid-19”, tha Gates. Pas SHBA-ve, Fondacioni Gates është financuesi më i madh i OBSH-së.