2020 VITI I AT GJERGJ FISHTËS

          8o VJET

1940 – 2020

AT GJERGJ FISHTA O.F.M.

ASHT MENDJA, ZEMRA E

SHPIRTI I

POPULLIT SHQIPTAR !

                                                             PLLAKAT NGA FRITZ RADOVANI (2019)

Vllazen e Motra Shqiptarë!

 

Me daten 22 Nandor asht Dita e Alfabetit Shqip, që u punue në Shoqninë “Bashkimi” të Shkodres në vitin 1908, nga Poeti Kombtar At Gjergj Fishta, dhe u aprovue në Kongresin e Manastirit.

Ai Alfabet na mësoi me shkrue fjalët Nanë, Babë e Shqipni…

Veprat tjera të Atdhetarit At Gjergj Fishta i sherbyen gjithmonë Bashkimit Shqiptarve nen tingujt e Hymnit Flamurit Kombtar, Flamurit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!

Në këte 80 vjetor që i madhi At Fishta mbylli sytë pergjithmonë, mendoj se, Shqiptarët duhet të kujtojnë Veprat e Tij të Perjetëshme tue i kushtue:

 

“VITIN  2020  VITI  I  AT  GJERGJ  FISHTES”

Melbourne, 20 Nandor 2019.                              Me respekt, Fritz RADOVANI

Kujtoj…Sot, mbas disa vjetësh

Një nder letrat e At Gjergj Fishtës:

NORBERT  JOKLI

(1877 – 1942)

Shkelqësisë së Tij Françesko Jakomoni, Luogotenente:

Shkoder, 23 shtator 1939

Shkelqësi,

Mendoj se ma i miri gjuhëtar i gjuhës shqipe në Europë, asht Profesor Norbert Jokli, me kombsi çfute, qi, para Anshlusit, ishte bibliotekar i Universitetit të Vjenës e profesor gjuhsije në të njajtin universitet. Tashti, më shkruen prej Vjenet, se autoritetet lokale i kanë thanë këtij albanologu të shquem të largohet, mbrenda 30 ditësh, prej territorit të Raihut.

Ai, tashma, asht i ndryem, beqar, me nji fat mjaft modest, Atij, natyrisht i duhet të rropatet me gjetë ndonji vend, kudo të jetë, sa me jetue. Duket se don me shkue n’ Amerikë.

Shkelqësi, pa dyshim, do t’ ishte nji fatkeqsi e madhe per gjuhën kombtare shqipe, në kjoftë se ky shkenctar, me famë europjane, qi unë e njof e qi, me autoritetin e tij të pa diskutueshëm, ka majtë gjatë interesin e filologve ma të permendun per gjuhen shqipe, të jetë i shternguem me braktisë Europen.

Kombi shqiptar, i tani, do t’ ju dij per nderë shumë, në se Shkelqësia e Juej të mundet me gjetë mundsinë e t’ a bajnë me ardhë në Shqipni, tue i caktue aty nji vend, edhe pse jo aq fitim prues, megjithate të pershtatshëm per famen e tij si shkenctar e gjuhëtar i shquem.

Jam i sigurt se do t’a merrni në konsideratë dashamirse këte propozim t’emin, qi unë e paraqes n’ emen të t’ gjithë intelektualve shqiptarë.

Perfitoj prej rastit, per t’ Ju lutë, të pranoni ndjenjat e respektit ma të madh dhe me mirnjoftje të thellë.

Shkelqësisë s’Uej,

i dëvoçëm e mirnjoftës

At Gjergj Fishta O.F.M.

Shenim nga F.Radovani:

Nuk besoj se ka nevojë per koment ky dokument origjinal!

Melbourne, 16 Prill 2020.