Nga Rexhep HASANI, ne pervjetorin e ndarjes nga jeta te poetit, shkrimtarit, studiuesit, gazetarit e veprimtarit Avdyl Sulaj.

Vinë nderime nga vendlindja
Vinë nderime lartë nga bjeshka
Nga i gjithë vendi vinë nderime
Për një burrë që e njofti jeta

E njoftën gurrat borë në male
E njoftën gurrat e poezisë
E njofti gurra e gjuhës amtare
E njoftën gurrat e mençurisë

E kujton qyteti i Bacës
E kujton Peja e Gjakova
Nga Prishtina e nga Tirana
E kujtojnë shoqnia e shkolla

Avdyl Sulaj t’lypë studimi
Të lypë pena publiçistika
T’lypë gjuhësia t’lypë botimi
Të lypë libri t’lypë revista

T’lypë shoqate Kulturore
XHELADIN GOSTURANI
T’lypë ndër miq oda malsore
T’lypë familja, fisi, djali…

Përshendsin redaktorin
Dhe dy libra me poezi
Me respekt e me mirënjohje
Me nderim e dashuri…

Libri im, Kthimi i Kohës
Dhe Përcjellja e Piskamës
Profesor s’dalim prej borgjit
Profesor s’dalim prej fjalës

Për kët burrë studiues fisnik
Për kët burrë shpirtmadh shqiptar
Po i përkulet plotë nderim
N’lahutë “Eposi Legjendar… ”