Ballina Ravijëzime KULLA E MADHE E RAJTAVE

KULLA E MADHE E RAJTAVE

 

Po vijn’ malet pyetin rranjët:
-Ku asht’ kulla e Preng Mark Rajtës?
N’ Krejë-Lurë, me gurë trolli…
Tek flamurtari Dom Nikolli…

N’ brezni me kulme e gjurmë,
Dod e Zef Prengen me genet burr’.
Eci me pushk’ e laps për Flamur.
Lek Zef Rajta n’buzqeshje Lurë.

Refreni 1

Emri Rajta me rreze dielli,
Vjesht’ bujare, fis si prillli…
Derë e hapur e kull’ e madhe
Bukë e besë, zemër shqiptare.

N’male t’Lurës – kala e fort’
N’Plav-Guci deri në Korçë
Për Atdhe, liri e dritë…
Kulla e Rajtës i çoi bijt’

Po vijn’ malet e pyetin rranjët:
-Ku asht’ kulla e Preng Mark Rajtës?
Në male t’Lurës plot histori,
Udhëto Kohnave si lartësi…

Refreni 2

Emri Rajta me rreze dielli,
Vjesht’ bujare, fis si prillli…
Derë e hapur e kull’ e madhe
Bukë e besë, zemër shqiptare.

Teksti: Ramiz LUSHAJ