Ballina Aktualitet Koronavirusi COVID-19 në Shqipëri dhe në Botë

Koronavirusi COVID-19 në Shqipëri dhe në Botë

Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (15.04.2020) janë testuar 4558 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 494 raste të konfirmuara
  • 25 pacientë kanë ndërruar jetë
  • 251 pacientë të shëruar

 

Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 15.04.2020

Qyteti Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve te vdekur
Tirana 238 13
Fieri 32 1
Durrësi 42 3
Korça 18
Vlora 5 1
Elbasani 16 1
Lushnja 6 1
Kavaja 8 3
Shkodër 71 1
Lezhë 14
Kruja 7
Puka 5
Tropojë 4
Has 13 1
Rrogozhina 4
Berat 2
Mirdita 3
Kukës 6
TOTAL 494 25

Dje janë testuar 252 persona të dyshuar, mes tyre 44 janë personel shëndetësor. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 19 raste pozitive me COVID-19, prej të cilëve 11 raste në Tiranë, 1 rast në Krujë, 1 rast në Korçë, 1 rast në Elbasan, 5 raste në Kukës mes tyre 1 personel shëndetësor.

 

Deri në këto momente janë testuar 4558 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 494 raste.

 

Siç shihet nga grafiku, edhe pse sot janë 19 raste të reja, pavarsisht luhatjeve ditore, kurba mbetet e qendrueshme dhe situata është krejtësisht e kontrolluar.

Pavarësisht perpjekjeve te stafeve mjekesore, 25 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë semundje.

 

Gjatë 24 orëve të fundit, 3 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 251.

 

Në shërbimin infektiv janë 39 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 4 prej tyre janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID po marrin shërbim 48 pacientë.

 

Pavarësisht rritjes me 19 raste të reja në 24 orët e fundit, kemi një numër të qendrueshëm të rasteve në spital

 

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Kukës, Krujë, Elbasan dhe Korçë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

 

Masat për shtimin e kapaciteteve dhe stokut të mjeteve mbrojtëse

 

Në Shqipëri kanë mbërritur edhe 8 ton me mjete të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, të financuara nga qeveria shqiptare në kuadër të shtimit të masave për përballimin e situatës së shkaktuar nga Pandemia COVID19. Nga stoku ardhur p[ak ditë më parë me mjete të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, janë pajisur të gjithë spitalet, duke mundësuar rritjen e sigurisë për personelin shëndetësor. Deri tani jemi pajisur me 23 ton me materiale të tilla si: maska, veshjet speciale, syze, helmetat mbrojtëse dhe elemente të tjerë të cilat kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë të mjekëve dhe infermierëve në përballje me COVID-19.

Gjithashtu në vijim të forcimit të kapaciteteve për trajtimin e COVID-19  kanë mbërritur 5 respiratorêt e parë, pjesë e 54 respiratorëve të financuar nga qeveria shqiptare, ndërsa do të zgjerohen kapacitetet edhe me 30 respiratorë të tjerë, me mbështetjen e Ambasadës Zviceriane, Ambasadës Norvegjeze dhe  UNDP.

Do të përshtatet si spital karantinë një strukturë në aksin Tiranë-Durrës. E vendosur në dispozicion të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19 më qëllim që të funksionojë si strukturë spitalore karantinë. (VKM Nr. 244 datë 26.03.2020).

 

Masat e reja për parandalimin e COVID-19

 

Laboratori i Virologjisë në ISHP është furnizuar sërisht me mjete për realizimin e diagnozës së COVID-19. Që prej fillimit të pandemisë e në vazhdim, ISHP është furnizuar me teste për realizimin e diagnozës së COVID19. Instituti i Shëndetit Publik, Laboratori i Virologjisë, vazhdon në mënyrë sistematike testimin e të gjithë rasteve të dyshuar, gjurmimin e kontakteve dhe testimin e tyre për COVID-19 dhe është në proces për ardhjen e sasive të tjera të testeve.

Në vijim të masave të marra për parandalimin e COVID-19, nëpërmjet mjekut të familjes të moshuarve të cilët janë edhe më të rrezikuarit nga kjo epidemi, barnat me rimbursim po ju dërgohen në shtëpi. Mjekët e familjes gjithashtu do të ndjekin të gjithë pacientët e konfirmuar me COVID19 që janë në kushte shtëpie me simptoma të lehta apo të moderuara. 90 pacientë të konfirmuar me COVID19 janë monitoruar për gjendjen e tyre shëndetësore nga mjekët e familjes përmes telefonit gjatë 24 orëve të fundit. Përveç ndjekjes të të sëmurëve kronikë, 1600 mjekë familje po japin asistencë pacientëve me #COVID19 që kanë simptoma të lehta apo të moderuara dhe po trajtohen në shtëpi. Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit mjekët e familjes kanë kryer 2.975 konsulta online me pacientët për barnat me rinbursim dhe këshilla mjekësore, kryesisht për të moshuarit.

 

Akti Normativ “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID 19”

Vendimi i Këshillit të Ministrave “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:

 

Të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Në këto momente kërkohet përgjegjshmëri nga ana e qytetarëve për të respektuar distancën e nevojshme mes njëri tjetrit dhe ruajtjen e higjienës personale.

Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID-19 telefononi numrin e urgjencës 127.

Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID-19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40. Mos shkoni menjëherë në spital!

 

 

Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:

  • Në nivel global, janë raportuar në total 1 948 511 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 125 966
  • Azi318 663 raste të konfimuara

11 654 vdekje

  • Afrikë : 16 281 raste të konfirmuara

877 vdekje

  • Amerikë710 601 raste të konfirmuara

30 308 vdekje

  • Oqeania : 7 733 raste të konfirmuara

77 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 15 prill 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (15 prill 2020)
Kontinenti i Azisë 318 663
Kina 83352
Iran 74877
Turqia 65111
Izrael 12046
India 11438
Korea e jugut 10591
Japonia 8100
Pakistan 5988
Arabia Saudite 5369
Filipine 5223
Malajsia 4987
Emiratet e Bashkuara 4933
Indonesia 4839
Katar 3428
Singapore 3252
Thailand 2643
Bahrain 1528
Irak 1400
Kuvait 1355
Kazakhstan 1267
Uzbekistan 1165
Bangladesh 1012
Oman 910
Afghanistan 714
Liban 641
Kyrgyzstan 449
Jordania 397
Taivan 395
Palestine 287
Vietnam 274
Sri_Lanka 233
Brunei_Darussalam 136
Kamboxha 122
Mianmar 74
Mongolia 30
Syria 29
Maldives 21
Laos 19
Nepal 16
Timor_Leste 6
Bhutan 5
Jemen 1
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 710 601
USA 609516
Canada 27046
Brazil 25262
Peru 10303
Chile 7917
Ekuador 7603
Mexico 5399
Panama 3574
Republika Domenikane 3286
Kolumbia 2979
Argentina 2432
Puerto_Rico 923
Kuba 766
Kosta_Rika 618
Uruguai 533
Honduras 419
Bolivia 397
Venezuela 193
Guatemala 180
Paraguai 161
El_Salvador 159
Trinidad dhe Tobago 113
Jamaika 105
Aruba 92
Barbados 73
Bermuda 57
Ishujt Kajman 54
Sint_Maarten 52
Ishujt Virgin 51
Bahamas 49
Guyana 48
Haiti 40
Antigua_and_Barbuda 23
Belize 18
Dominica 16
Saint_Lucia 15
Curaçao 14
Grenada 14
Saint_Kits dhe Nevis 14
Nikaragua 12
Saint_Vincent_&_Grenadines 12
Ishujt Malvinas 11
Greenland 11
Montserrat 11
Suriname 10
Ishujt Turks_and_Caicos 10
Bonaire 4
Anguilla 3
British_Virgin_Islands 3
Oqeania 7733
Australia 6416
Zelanda e re 1078
Polinezia Franceze 55
Guam 135
Kaledonia e re 18
Fixhi 16
Ishujt Mariana 13
Papa new Guinea 2
Afrika 16 281
Afrika e jugut 2415
Egjypt 2350
Algeria 2070
Maroku 1888
Kameron 855
Tunizia 747
Gana 636
Cote_dIvoire 626
Niger 570
Burkina_Faso 528
Nigeria 373
Xhibouti 363
Guinea 363
Mauritius 324
Senegal 299
Republika e Kongos 254
Kenia 216
Mali 144
Ruanda 134
Madagaskar 108
Etiopia 82
Togo 77
Gabon 75
Kongo 74
Somalia 60
Liberia 59
Uganda 55
Republika e Tanzanise 53
Zambia 45
Guinea Ekuadoriale 41
Guinea_Bissau 40
Benin 35
Eritrea 35
Libia 35
Sudan 32
Mozambique 28
Chad 23
Angola 19
Zimbabwe 17
Malawi 16
Namibia 16
Eswatini 15
Botswana 13
Cape_Verde 11
Republika e Afrikes qendrore 11
Seychelles 11
Sierra_Leone 11
Gambia 9
Mauritania 7
Burundi 5
Sao Tome dhe Principe 4
Sudani jugor 4
Total 1 053 974

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 15. 04. 2020

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:

  • Europë894 537 raste të konfirmuara
    • 83 043 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 15 prill 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (15 prill 2020)
Europa 894 537
Spanja 172541
Itali 162488
Gjermani 127584
France 103573
United_Kingdom 93873
Belgjika 31119
Hollanda 27419
Zvicra 25753
Russia 21102
Portugalia 17448
Austria 14234
Irlanda 11479
Suedia 11445
Polonia 7202
Rumania 6879
Norvegjia 6566
Denimarka 6511
Çekia 6141
Serbia 4054
Ukraine 3372
Luxembourg 3307
Bjellorusia 3281
Finland 3161
Greqia 2170
Moldavia 1934
Islanda 1720
Kroacia 1704
Hungaria 1579
Estonia 1373
Sllovenia 1220
Azerbaijan 1197
Armenia 1111
Bosnia_dhe_Herzegovina 1073
Lithuania 1070
Macedonia e veriut 908
Sllovakia 835
Bullgaria 713
Qipro 695
Andorra 659
Letonia 657
Shqiperia 494
Malta 393
Kosova 387
San_Marino 372
Gjeorgjia 300
Mali I zi 283
Isle_of_Man 242
Guernsey 223
Jersey 217
Faroe_Islands 184
Gjibraltar 129
Monako 93
Liechtenstein 81
Vatikani 8

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 15 prill 2020.

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

Situata e COVID-19 në Itali datë 15.04.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: Ministero della Salute

 

  • 105 418 rastet aktualisht të konfirmuara
  • 21 645 vdekje
  • 092 pacientë të shëruar
  • 079 pacientë në terapi intensive
  • 696  qytetarë në izolim

 

Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:

 

Rajonet Rastet aktualetë konfirmuara
Lombardia 32921
Emilia Romanja 13577
Veneto 10789
Piemonte 13195
Toskana 6417
Liguria 3464
Marche 3097
Lazio 4047
Campania 3087
Trento 2104
Puglia 2573
Fruli 1394
Siçili 2081
Abruzzo 1810
Bolzano 1576
Umbria 582
Sardenja 870
Kalabria 819
Valle d’Aosta 548
Bazilikata 261
Molise 206

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.