Kur Ti,
ben sikur zemrohesh,
them i shqetësuar:
-a mos vertetë-vallë?
Dhe i besoj “inatit” tënd,
ashtu si femija,
besojnë në një përrallë…
…!
Të siguroj që,
Si dashuria, si inati,
(per mua nuk ka rendësi),
Janë shina të hekurudhës…
Të dyja më sjellin,
Rrebesh me poezi.
Kot bën ashtu,
(O shpirti im!),
Sido që të shtiresh,
…Je veç frymëzim.
——
-Nga libri ne doreshkrim, “Te vrasesh nje poet“-