Atdheu s’êshtë sa sedilja e makinës tënde,
sa karrigia e zyrës,
sa dhoma komode.
A më dëgjon?!

Ti që me flamur të ri u gdhive në mëngjes,
pêr ta ndryshuar ndoshta
prap në mbrëmje.

Atdheu s’eshte lojë kalamajsh.
Atdheu është dhimbje.

O Zot,
Dhimbje!