Sot një mesoburrë, duket rreth të pesëdhjetave, braf, nuk iu durua e mori vendim të prerë, sikur qeni qepën ta hajë do e thyej karantinën. E përse po për inat të Qeverrisë, se nuk po i dalin kundra. Na mbylli në vadhë si dele.Nuk ka burra sot, lepuj, o lepuj..Si nuk grumbullohemi marrim farë virusi e shpërndajmë, kështu rrëxojmë Mark Shalë Gjatin..
Doli, brraf e në shesh si i haradallosur:-
Ka korono ketej ere, keni parë ndonjë që fshin qyrrat, amani ore. Ka andej ndonjë që kollitet..Ku të gjej një filxhan gelbazë!
E vë re patrulla e policisë, e mori për të luajtur, e rrethuan.
-Lejen, kartën e identitetit!
– Po flisin si është për të folur, po thoni një herë mireëmënghesi, ua direkt te leja. Nuk keni punë tjetër. Këtu jam nuk do të iki, jo.
– Leri llafet, lejen për dalje.
– Çfarë leje, dola të bj ujtin e hollë, se m`u ka blloku banja, ku ta bëja unë.
Por një rrugë dy punë desha të marr mikrobin e virusit, ta shpërndaja nga lagja jonë.
-Je mirë ti, apo shtiresh si shejtan budalla, pa maskë, pa dorashka, ku të shpie mushka!
-Pa maskë, po unë po lyp të më zëjeë e unë të zë të tjerë, ju më kërkoni maska, dorashka.
– Vëri gjobë, mbytja mirë!- Tha një polic i moshuar, duket komandanti.
– Vëres sa të duash, unë do sëmurem se s` bën. Kur të vdes unë , paguajeni vetë ju!
Unë po pres shokët që janë shpërndarë për viruse, të smuremi, të rrëxojmë Edi Ramën, ndryshe na rri në qafë edhe dhjetë vjet.
– Po ja u sëmure e vdiqe e pastaj!
– Opo në të semes të vete, vetëm ai të rrëxohet. Na vajiti thika në palcë, nuk po heqim qafe, tani erdhi momenti..I kemi dhenë fjalën kryetarit, o sot o kurrë..
Komandanti e pa vëngër, iu kthye kolegut:- Po lere djallin të ikin, nuk qënka për fletë gjobë por për mandatë!