Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 66 raste të reja të të infektuarve me virusin Kovid-19 dhe një viktimë.
Gjatë kësaj periudhe, janë shëruar edhe 12 pacientë.
Nga rastet e reja, më së shumti ka në Kumanovë – 27 raste, pas saj në Shkup me 10 raste. nga 5 raste ka në Tetovë dhe Ohër, nga 4 raste në Prilep dhe Strugë, ndërkaq në Koçan dhe Shtip ka 3 raste. Nga dy raste ka edhe në Negotinë dhe Veles, kurse në Gostivar ka një rast.
Nga Ministria kanë njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë realizuar 500 teste. Me këtë, numri i përgjithshëm i testimeve të realizuara ka shkuar në 9762.