Atje tej është buzëqeshja e jote e munguar, në sfondin e ditës , re’që fsheh diellin

Reja cukël, si këmisha jote ende e lagtë, nga flokët e qullur prej mallit të fshehur

Si valë që pushon paqtë në bregun e etur, dënesje e përgjumur me zë të mekur zogu

Që përpak bie nga dega plot lule qershie dhe borë që mbrëmë ja behu për pashkë…

 

Atje tej, gishtat e tu luajnë në pianon e muzgut, lojën e shpresës për të nesërmen

Kur do të mund ta rrokim qiellin dhe të puthemi pandalur në shtretni të brishtë

Lulesh të njoma dhe gjethesh të vjetra, lidhur me nyje yjesh dhe frymë mjegulle

Xixëllonja që turren pafrymë kah njëra tjetra, duke shuar pafund fenerët e fjetur…

 

Atje tej hana , far’ mikpritës, të limontë e bën mbrëmjen, si fushë e korrur gruri

Kallzinjtë virtualë prekin butësisht lëkurën tonë të djegur, hovesh të shuara

Duke pëshpëritur , bulkthe të ndrojtur, kemi skajuar urën e kthimit për tek vetja

Andrrës  së shaluar, mbajtur përdore,në lakoren marrëmëndëse të besës…

 

E mërkurë, 15/04/2020