Gjate prezantimit verbal te paketes se zgjeruar te masave anti-COVID19 te qeverise, me terhoqi vemendjen deklarimi i z. Rama ne lidhje me puntoret qe punojne ne sektorin informal te ekonomise e qe kane humbur vendet e punes ose „ne te zeze“, sci quhet ndryshe ne zhargonin popullor. “Ata që punojnë në të zezë duket të kenë kurajon që të denoncojnë. Ne po bëjmë gati edhe një shpërblim financiar për ata që do të thonë se unë kam punuar në të zezë në filan kompani dhe sot nuk kam asnjë të ardhur sepse jo se nuk kam punuar, por s’më ka regjistruar pronari“ – tha ai.. Per mendim tim, kjo thirrje ndaj njerezve ne kufinjte e varferise ekstreme eshte e nxituar dhe e gabuar njekohesisht. Kjo jo se reduktimi i sektorit informal nuk eshte shqetesim ne vendin tone, por se shtrohet ne nje kontekst aspak favorizues per nje mase te tille.

Se pari, pagesat qe po ben qeveria ndaj qytetareve qe humbasin vendet e punes burojne nga buxheti i shtetit dhe nuk jane „dhurate e partise“. Madje, ato perbejne nje te drejte te ligjshme dhe kushtetuese te te punesuarve, te cilet drejtpedrejt (kur jane ne punen me kontrate dhe paguajne siguracione) dhe terthorazi (kur nuk kane nje kontrate te tille dhe nuk paguajne siguracione, por paguajne tatime-taksa duke kontribuar ne buxhetin e shtetit si cdo qytetar tjeter ne vendin tone).

Se dyti, ne shumicen e rasteve per shkak te varferise qe sundon ne vend (per zvogelimin e se ciles eshte angazhuar qeveria aktuale dhe cdo qeveri ne fushaten per marrjen e pushtetit), kjo marredhenie midis punedheneseve dhe punemarresve per te marre pagen me te holla ne dore (ne cash) pa paguar siguracione dhe tatim mbi te ardhurat personale, eshte vendosur ne mirekuptim midis tyre. Kjo sepse i pari (punedhenesi) kryen evazion fiskal duke mos paguar detyrimet e tij per sigurimin shoqeror dhe shendetsor per te punesuarin, ndersa ky i fundit ben gjithashtu evazion duke mos paguar detyrimet e veta perkatese per sigurimin shoqeror dhe shendetsor si dhe detyrimin mbi tatimin mbi te ardhurat personale (nese eshte subjekt i ketij detyrimi). Keshtuqe ne nje fare menyre, te shtyre nga varferia, por edhe nga ngasja per pak me shume leke sot, por ne dem te buxhetit dhe te se ardhmes personale, kjo marredhenie eshte pergjithesisht e rregulluar ne menyre te tille.
Se treti, ne planin moral dhe per interesa te se ardhmes, me tingellon disi djallezore dhe e pamoralshme qe nje i punesuar, ne kushtet e pezullimit te veprimtarise cekonomike te punedhenesit te tij (per hir te se vertetes jo per fajin e ketij te fundit) ta denoncoje te qeveria, thua se qeveria nuk e din(te) se keshtu funksionon nje pjese e mire e tregut te punes prej vitit 1991? Psh besoj se z. Rama e di qe asnje pallat banimi apo qender biznesi ne Tirane, ne bregdet apo ne qytete te tjera te vendit nuk mund te ndertohet nga nje kompani qe ka vetem 5 apo 6 puntore te siguruar? Mjafton zberthimi i nje situacioni per meter katror ndertimi dhe cilido ekonomist me formim te mesem mund te llogarise nivelin e informaliteti ne kete sektor. E keshte me rradhe per sektoret e tjere. Nuk po them se ne sistemin e Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve grumbullohet nje informacion i vlefshem kolosal me te cilin mund te ndermerren politika shume te mira qe gradualisht i mbyllin deren evazionit.
Kjo thirrje e zt. Rama ndermerret pikerisht nje kohe kur po ky i punesuar pret qe mbas 4-6 javesh t’I rikthehet punes dhe mundesisht ne te njejten sipermarrje. Shanset per „boom“ te tregut te punes ne vendin tone jane zero, per te mos thene qe per mangesi te politikave qeveritare dhe favorizimeve klienteliste ne prokurimet publike, edhe atje ku jane mundesite per te zene ne pune puntore, qofte edhe te pakualifikuar si ne procesin e rindertimit te banesave te demtuara nga termeti i 26 Nentorit 2019, pritet e vijne puntore te huaj nga jashte. Sic dihet qeveria e ka hapur shtegun per kete qellim, megjithe heshtjen olimpike dhe te pakuptimte te keshillit trepalesh (qeveri-punedhenes-punemarres), nese ky organizem ekziston akoma dhe nuk eshte uzurpuar nga oligarket, te vetmit qe kane interesa per te sjelle ne Shqiperi „skllever moderne“ dhe vendet e „botes se trete“. E kjo nuk mund te mos mbaje pagat e punes ne nivele minimale, shtoje numrin e shqiptareve te punesuar dhe pa siguracione (si keta qe sot ju behet thirrje te denoncojne punedhenesit e tyre ne kohe krize), por mbi te shtoje gjitha ushtrine e te papuneve ne vendin tone…
Te mos harrojme edhe faktin se nje shoqeri e fragmentuar, dhunuar e trysnuar nga regjimi i kaluar e ka te veshtire te pranoje sistemin e raportimit ne nje vend si yni ku drejtesia eshte thuajse inekzistente dhe teresisht ne sherbim te pushtetit, te pasurve… Pervoja e mosfunksionimit te sinjalizuesve apo bilbilfryresve, edhe pse shteti shpenzon fonde te posacme buxhetore per te nxitur raportimet e parregullsive ligjore, fshehjen e pasurive, abuzimeve me tenderat, etj. ne sipermarrjet pulbike dhe private, tregon se jemi ende larg ndertimit te besimit te qytetareve ndaj institucioneve, dhe ne kete proces qeveria eshte akoma me larg.
Personalisht do ta mirekuptoja dhe do ta duartrokisja z. Rama nese mbeshtetjen kunder varferise do ta shtrinte te te gjithe qytetaret shqiptare si nje e drejte elementare e ligjshme e tyre qe buron nga qenia qytetare te Republikes se Shqiperise, pa dallim nese kane paguar ose jo siguracione, duke u mjaftuar me deklarimin personal te tyre se kane qene ne marredhenie pune. Pastaj per llogarite ne te ardhmen, le t’i bejme ne kohen e duhur, kur kriza te jete kapercyer dhe ekonomia jone t’i jete rikthyer normalitetit. Sado e larget qe te duket ajo kohe, besoj dhe shpresoj se do te vije nje dite.

Te besh sikur lufton informalitetin duke kundervene disa shqiptare kunder disa shqiptareve te tjereve e duke mbajte keshtu qeverine jashte pergjegjesive te saj kushtetuese e poltike ne kohe krize si kjo e sotmja „eshte shume e bukur per te qene e vertete…“.