Nga: prof. Rexhep ABAZI, Medvegjë

Në këto ditë shumë të vështira për njerëzinë në tërë botën, është e rëndë të gjenden e ta përballojnë edhe shtetet më të forta e më të organizuara, siç po e shohim për çdo ditë e më shpesh. Atëherë, si t’ia dalin ato vende e shtete më të vogla e më të varfëra, për t’mos folur për ato skajsmërisht ishin të varfëra n vazhdimësi?!

Mirëpo, sikur njerëzit të ishin të organizuar në bazë të parimit të humanitetit, bashkëpunimit e mirëkutpimit, kjo vështirësi do të kalohej më lehtë e më mire. Fatkeqësisht, me ndarjet që ekzistojnë, në nivelet ndërkombëtare, shtetërore e ndërshtetërore, nacionale, politike e gjeostrategjike, kjo pandemi, thuaj se e gjeti kohën dhe terrenin më të përshtatshëm për të shkaktuar dëmin më të madh në njerëz e në ekonomi.

Por, sido që të jetë, sipas ligjit natyror, që i ligu paguan i pari por edhe i fundit më së shtrenjti çdo taksiratë, atëherë edhe kësaj here po ndodhë kështu.
Shtetet u organizuan, po organizohen e mobilizohen me të gjitha forcat në disponim, në mënyrë institucionale e në forma të tjera, por çfar po ndodhë me popujt pakicë jashta shtetit amë?

          Mendoj se këta e kanë të dyfishuar vuajtjen dhe rrezikun nga pasojat ndër më të rëndat.

Popullata shqiptare në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, tani më janë në situatën më të vështirë të mundshme. Ata siç thotë populli në këto ditë kanë mbetur: “As me shehër, as me Barilevë”?!

         Shteti i Serbisë ka shpallë masa të jashtëzakonshme që prej muajit mars e tutje. Edhe në ditët më të rëndomta, në se mund të flitet se kishte ndonjë here në këto troje, shteti i Serbisë bënte shkelje flagrante të të drejtave individuale e kolektive të shqiptarëve, atëherë në gjendjen e jashtëzakonshme kur pushteti është i centralizuar, mundësia për keqpërdorime jo që shtohet, por, kam frikë se mos shumëfishohet. Njerëzit e kësaj treve, tani më nuk kanë mundësi as t’i luten, as t’i ankohen kujt. Në Preshevë, këto ditë humbi pa gjurmë një njeri, për të cilin nuk din kush se çfar ndodhi?!

Presheva, Medvegja as Bujanoci nuk kanë spitale. Për Preshevën e Bujanocin është spitali në Vrajë, e për Medvegjën në Leskoc, qytete këto të cilat nuk mund t’I mbulojnë as nevojat e popullates së tyre, në rrethana të rëndomta, për këto të jashtëzakonshmet, Zoti e din si ia bëjnë?

Sipas të dhënave deri më tani, falë Zotit, në Preshevë e Bujanoc nuk ka asnjë rast të të prekurit me këtë sëmundje, në Medvegjë dy raste … Uroj që kjo të jetë realitet, ndoshta Zoti i ka kursyer.
Në se i kthehemi gjendjes socio-ekonomike, janë këto tri komunat e grupit të komunave më të pazhvilluara, me numrin më të madh të të papunëve, me varfërinë më të madhe në Republikën e Serbisë. E tani në kët situate katastrofe natyrore, si do ia dalin ata? Padyshim se përgjigja mund të nënkuptohet.

Para kësaj pandemie, popullata e kësaj ane u ballafaqua me një ekstremizëm të skajshëm antihuman të shtetit . Popullatës rezidente shqiptare, nga organet e shtetit MPB të Serbisë, iu pasivizuanë adresat e qytetarëve rrezident, u shlyen nga Regjistrat zgjedhor dhe u bënë inekzistent për këtë shtet. Vetëm në komunën e vogël të Medvegjës kjo fatkeqësi goditi mbi katër mijë shqoptarë, të cilët tani nuk ekzistojnë në asnjë evidence si banorë resident. Po kështu edhe në vitet 1999/2000 një numër edhemë i madh i shqiptarëve nga këto tri komuna u dëbuan nga vendbanimet e tyre e nuk u lejuan të kthehen më kurrë, pjesa më e madhe e të cilëve gjenden në Kosovë, por jo të paisur me dokumente valide si qytetarë rezident.

Mbase, për këta njerëz do jetë situate edhe më e vështirë, si dhe çka të bëjnë në se larg qoftë sëmuren, por edhe si t’ia bëjnë edhe për nevojat e përditshme për gjëra ushqimore e të tjera e nuk kanë dokumente valide identifikimi, të udhëtimit apo të sigurimit shëndetësor. InshaAllah Zoti i Madh i ruan, së paku nga kjo sëmundje.

Po, e vërtetë se vështirë e ka edhe Kosova edhe Shqipëria në këtë kohë pandemie, ama a është e mundur që nuk u bie ndër mend për këtë pjesë të kombit shqiptarë që po heq të zitë e ullirit edhe pa pandemi, e lere më tani kur bota po tundet nga pasojat e sajë.

Allahu i ndihmoftë këta njerëz të lënë në harresë edhe nga kombi i vet…!!!