Te dashur miq,
Mё poshtё gjeni tesktin e letrёs sё Kryetarit tё Komitetit tё Marrёdhёnieve me Jashtё tё Dhomёs sё Pёrfaqёsuesve, Eliot Engel dhe senatorit Robert Menendez (ish-Kryetar i Komitetit tё Marrёdhёnieve me Jashtё tё Senatit, 2013-2015), drejtuar Sekretarit tё Shtetit, Majk Pompeo.
Nё kёtё letёr, ata shprehin shqetёsimin e tyre pёr qasjen e ashpёr tё administratёs amerikane ndaj qeverisё sё Kosovёs, pёr taktikat e goditjeve tё rёnda e tё pabalncuara, pёr penalizimet financiare dhe presionet ndaj njё vendi, qё ata e cilёsojnё si njё aleat i afёrt I SHBA-sё. Nga ana tjetёr, kongresmenёt i kёrkojnё administratёs qё tё raportojё pёrse nuk i bёn presion Serbisё qё t’i japё fund fushatёs sё ҫnjohjeve dhe pёrse nuk i vihen asaj sanksione pёr furnizimin me arme nga Rusia. Sipas tyre, pёr arritjen e marrёveshjes pёrfundimtare Kosovё-Serbi ёshtё i domosdoshёm bashkёpunimi i SHBA-sё me Europёn.
Taktikat e goditjeve tё rёnda dhe tё pabalancuara, politikat e penalizimeve financiara dhe tё presioneve tё hapura ndaj Kosovёs, kanё njё emёr – atё tё Riҫard Grenellit. Edhe ata qё ia mbajnё ison (avazin) Amerikёs se Grenellit nё Kosovё, kanё emra – Hashim Thaҫi dhe Isa Mustafa, quhen ata. Ashtu siҫ kanё emra edhe ata qё mbёshtesin qasjen e kongresmenёve Engel dhe Menendez – ata janё Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, bashkё me pёrkrahёsit e tyre.
Edhe unё jam njё ndёr mbёshtetёtsit e hershёm dhe tё vendosur tё Amerikёs sё mikut tё madh tё shqiptarёve, Eliot Engel.
Lexim tё mbarё!