Në politikë, sikur në ndeshjet sportive, nuk mund ta ndryshojnë rezultatin ata që djersiten në publik, nëse këtë nuk e bëjnë lojtarët në fushën e betejës.
Edhe në politikë, publiku ka funksion ndihmës (shpeshherë argëtues), jo vendimmarrës.
Nëse dëshironi ndryshime në politikë, këtë nuk mund ta arrini asnjëherë përmes zhurmës nga publiku, por ndryshojeni dhe forcojeni ekipin që mund ta sigurojë suksesin (fitoren) që dëshironi!
Tifozët e politikës gati gjithmonë janë masa më e përdorshme, me ambicie të fshehta e të pa artikuluara qartë. Këta individë, shpeshherë ndjehen të zhgënjyer kur nuk përfillen mjaftueshëm nga politike dhe shndërrohen të masë me energji negative, e cila mund të orientohet edhe në drejtime të gabuara, për ambicie dhe inate personale, duke u shndërruar në elemente destruktive të shoqërisë, në përçarës, sabotues, propagandues dhe shkatërrues të gjithçkaje që është arritur më parë, edhe me ndihmën e tyre.
Nëse vendosni të merreni me politikë, bëhuni subjekt (pjesëmarrës aktivë), jo objekt i saj (tifozë të manipuluar)!
(13.IV.2020)