Kam nderin për disa ditë të koordinojë një ekip të vogël për të mbledhur dhe shpërndarë ushqime për persona në nevojë.

Ky është elementi që mungon më shumë në Shqipërinë tonë të goditur nga virusi dhe dëshira e sëmurë e një njeriu që kërkon që në cdo sekond drita të vij tek ai.

Edhe këtu jemi në karantinë, por ama Shteti (Bashkia në rastin e qytetit ku banoj) u mundëson dhe i ndihmon shoqatat që të vazhdojnë punën e tyre në ndihmë të personave në nevojë. Nuk kërkon që të vendoset emri i tij në pakot që dhurohen apo të jetë prezent në fotot që shkrepen.
Është naive të mendohet që shteti do të mundësoj këtë gjë në Shqipëri ndaj secili, nëse mundet, mund ti vij në ndihmë një personi që njeh në nevojë. Mund të organizoj dy-tre veta dhe të mbledhë ushqime, ilaçe, të bëj pazarë apo edhe thjeshtë ti kushtoj pak vëmendje personave që janë vetëm në këtë periudhë.

Jemi rritur duke u krenuar me bujarin e vendit tonë, sot më shumë se kurrë ajo është e nevojshme. Nëse nuk do vij nga shteti, duhet të vij nga gjithsecili.