Ballina Aktualitet Kryeministër apo kryeimam: A është Albini shqiptar apo Muhamet Mursi i...

Kryeministër apo kryeimam: A është Albini shqiptar apo Muhamet Mursi i Katërkollës? – Nga Gani QARRI

Përsëritjet e përditshme të lazdrimeve kuazi-fetare nga shoku Albin Kurti dhe efendi Arben Vitia janë bër jo vetëm shumë qesharake por edhe tepër të neveritshme, si dhe kan nisë ti vejnë në siklet të madh shqiptarët edhe për shëndetin psikik të udhëheqësve të tyre, pas traumave të pësuara nga rrëzimi me mocion të Qeverisë tani në detyrë.

Që të dy me emra të pastër shqiptar, veshje puro evropiane dhe veprime mesjetare islamikoarkaike, kush në botë nuk mund ti bije në fije, se ç`kombësie i takojnë, ç`njerëz janë dhe sa serioz mund të jenë burrat e tillë të cilët edhe në këto momente krize shëndetësore dhe nga pozitat më të larta të një shteti bashkëkohor, gjejnë kohë të merren me atraksione mesjetare.

 

Për aq më tepër,pikërisht në këto ditë të vështira pandemie, kur virusi korona ka vërshuar gjithë botën dhe kryeministri ynë merret me ezane dhe namaze,sipas burimeve nga RTK,Serbia në emër të stafit mjekësor, me lejen e qeverisë së rrëzuar të Albin Kurtit, ka futur në Veri të Vendit edhe mbi 100 spiuj e bashkëpunëtor të shërbimit sekret serb BIA,mirëpo megjithatë, kryeministri ynë në detyrë, i zënë me improvizime fetare, kërkon që as ky rast skandaloz politik i Serbisë,të mos “politizohet!”.

Madje për ti bindur jo vetëm vendet armike, por edhe ato mike më të mira të Kosovës, të cilat na kanë ndihmuar që nga fillimi të çlirohemi, pavarësohemi dhe bëjmë shtetndërtimin e vendit tonë, se mu ashtu siç ankohet Vuçiqi, Kosova  njëmend nuk udhëhiqet nga shqiptarët, por nga pjestarë fanatik të “Vëllazërisë Muslimane” me të cilët është e pamundur të jetojnë serbët dhe shpëtimi i vetëm për ta, është ndarja e Kosovës, kryministri puro”musliman”i vendit Albin Kurti dhe ministri turkofil i mjekësisë Arben Vitia, orkestrojnë njërën pas tjetrës, konferenca shtypi pikërisht në kohë namazesh dhe improvizojnë artificialisht, inskenime ezanesh, për të dëshmuar botërisht se edhe në këto momente krize shëndetësore, ata nuk angazhohen si kryeministër dhe ministër i një shteti funksional, por çdo gjë e bëjnë në emër të fesë dhe vetëm për musliman të “devotshëm”….

Është momenti vendimtar që përsëritjen e gjesteve të tilla të rrezikshme,në këtë kohë-të pa kohë, shqiptarët jo vetëm të mos e gëlltisin më, por edhe ta ndërprejnë menjëher dhe të mos e tolerojnë më të ndodhë.

Në asnjë dokument, nen të Kushtetutës, ligj apo protokoll shtetëror të Republikës së Kosovës, nuk është shkruar se kryeministri i vendit duhet të qëndrojë gatitu gjatë interpretimit të ezanit, e kjo shndërrohet në situatë edhe më denigruese, veçanërisht kur ndodhë gjatë një misioni zyrtar dhe pikërisht nga vet personi i zgjedhur për kryeministër të shtetit si Albin Kurti.

Madje situata bëhet edhe më tragjikomike dhe e habitshme deri në papërshkrim, kur një njeri si Albin Kurti i cili kurrë nuk është ngritur në këmbë për nderimin e himnit shtetëror dhe nuk ka respektuar asnjëherë simbolet e Republikës së Kosovës, vendit që e ka votuar edhe për kryeministër të vetin, tani ta keqpërdorë në mënyrën më banale dhe të inskenojë në forma kaq primitive, shfaqje të tilla neveritëse turko-arabe duke qëndruar gatitu me te dëgjuar dikund “ezanin”, kjo është pafytyrësi dhe paturpësi e pa shpjegueshme për shqiptarët të cilët Kurtin nuk e votuan për hoxhë, as për rrezikimin e vendit me xhandar të kamufluar e agjent të shërbimit sekret serb,por për shpëtimin e tij.

Z.Kurt-oglu Kosova nuk ishte në kërkim të ndonjë Homeini, turkoshakëve as hoxhallarëve se të tillë ka më tepër se boll, por të një force që do të ç`kapte shtetin, rivendoste ligjin dhe realizonte shpresën e tyre për ndryshime në sistemin prokurorial, gjyqësor e politik.

Për aq më keq, kryeminitri në detyrë, në vend se të paktën këto ditë të vështira për Kosovën, të jetë sa më transparent dhe t’ua sqarojë në mënyrë të përditshme qytetarëve të vendit, gjendjen aktuale në veri, si dhe ta informojë mbi provokimet e Serbisë, shpejt dhe me kohë BE-në dhe SHBA-të, ai kur bëhet fjalë për ndërhyrjet e Serbisë në veri të vendit, shprehet se si nuk u dashka keqpërdorur pandemia për politikë, ndërsa në anën tjetër, vet ai me ministra e bashkëpunëtor keqpërdor publikisht jo vetëm pandeminë por edhe misionin zyrtar si dhe funksionin e lartë shtetëror të kryeministrit për defilime erdoganeske dhe propagandë puro fetare edhe në një krizë pandemi si kjo me korona virusin në Kosovë.

Efendi Kurti, ti keqpërdor rëndë pozitën e kryeministrit të një vendi evropian dhe degjeneron aq paturpësisht misionin zyrtar të një shteti laik si Kosova evropiane, duke qëndruar vet e detyruar edhe shoqërues e gazetar që të rrinë gatitu para ekzekutimit të ezanit turko-arab, gafë kjo që po përsëritet për të satën herë mu nga i pari i “dovletit”, akt banal i cili jo vetëm se nuk mund të përshkruhet me fjalë, por as që do të tolerohet gjatë, nga shqiptarët dhe qytetarët valid të Kosovës, siç mund të mendosh ti dhe homeino-turko-arabët tjerë të infiltruar tanimë edhe në krye të Qeverisë dhe strukturave më të larta të shtetit tim dhe atyre që i thonë bukës-Bukë e ujit-Ujë.

Nuk ka dëm më të madh se sa kur një kryeministër i një shteti të ri e të vogël si Kosova, të çliruar, pavarësuar dhe shtetndërtuar nga SHBA, NATO dhe BE, shpresën e popullit dhe votën e qytetarëve shqiptar të Kosovës, për ndryshime politike, edhe në këto kohë të vështira pandemie, ta keqpërdor për inskenime banale dhe imponime fetare turko-arabe.

Ndaj lëri marrëzit dhe eja në vete, sa nuk është bërë vonë, sepse euforia jote turko-erdoganiste, efendi Kurtoglu, mund të marrë fund keq dhe shumë shpejtë, si dhe të kthehet në bumerang të rëndë për ty.

Ti duhet përfundimisht të vetëdijesohesh dhe ta kuptosh njëherë e përgjithmonë se nuk ke asnjë të drejtë ligjore as individuale, që të lëndosh ndjenjat kombëtare të shqiptarëve autokton të Kosovës, dhe keqpërdorësh pozitën e të parit të qeverisë së shtetit tim, edhe kur je nisur në një mision obligativ shtetëror dhe jo privat as fetar, për tu paraqitur para shqiptarëve, jo si kryeministër por si imam arab.

Kryeministri (mysafir) i një vendi laik dhe evropian si Kosova nuk duhet dhe as nuk guxon, që edhe në një kohë krize si kjo e pandemisë me virusin korona, të krijojë artificialisht koincidenca kaq primitive, dhe shërbehet me shfaqje kaq banale, duke dal qëllimshëm ne “vakte” ezanesh, vetëm për të bër reklama fetare.

Edhe kalamajtë sot e kuptojnë, se gjestet tua fëminore, nuk kishin të bënin asgjë me rastësi, por ishin veprime të orkestruara qëllimshëm për të shkel me të dy këmbët mbi ndjenjat e shqiptarëve të infektuar të cilët me të drejtë,presin përpjekje më të vendosura dhe serioze, jo për propagandime ezanesh turko-arabe, por veprime obligative shtetërore dhe kontribut për përmirësimin e gjendjes së tyre shëndetësore.

Por ty z.kryeministër, në pozitën në të cilën ndodhesh, ndoshta të solli vetëm koincidenca dhe rastësia, sepse ti vet me veprimet tua dubioze, po dëshmon se ti nuk meriton të jeshë kryeministër i shqiptarëve, por ndonjë imam xhamie dikund në provincë,apo fshat si Katërkolla jote, dhe as i pari i një qeverie të një vendi laik evropian si Kosova.

Shqiptarët nuk të votuan ty, që ti tu bëhesh hoxhë atyre, por kryeministër ndaj dhe ti duhet ta kuptosh se edhe ligjërisht është e pa tolerueshme, që si kryeministri i një vendi laik, të kalosh nga angazhimi obligativ shtetëror për të sëmurët, në propagandime fetare, duke keqpërdorë edhe pozitën e kryeministrit të Kosovës,për ti dëshmuar dikujt në Arabi se sa fetar i madh je.

Ti duhet ta dish edhe faktin se populli i Kosovës me gjithë propagandën e egër nga partitë kundërshtare, se ti nuk je nga Kosova, por vije nga Katërkolla, një vend i mbetur (fatkeqësisht) nën Mal të Zi, jashtë kufijve të Shqipërisë dhe Kosovës aktuale, të votoi me shpresën se do të jesh kryeministër i tyre dhe do tu prishë ndryshimeve politike, por jo të bëhesh sipërmarrës i rolit të kryeimamit, se një të tillë e kemi, i cili edhe ai ndryshoi e keqpërdori ligjet e BIK-ut, për të qëndruar vet në krye për disa mandate.

Përndryshe nëse vazhdon me këtë avaz fetaro-konspirativ, herën tjetër, të jeshë i bindur se mund të bëhesh vetëm udhëheqës i ndonjë xhamie, dhe atë ndoshta në Katërkollën tënde, por jo më udhëheqës as kryeministër i shtetit të Kosovë, njëjtë si qeveritarët e PAN-Pandemisë, të cilët edhe ata kanë fituar jo një, por disa herë radhazi dhe megjithatë sot janë në opozitë.

Është disi e kuptueshme që partitë e PAN-PANDEMISË, pas rrëzimit nga pushtetit mbi njëkadësh, të alarmuara nga rrezikimi i interesave të tyre personale dhe frikës nga konfiskimi i mundshëm i pasurive të grumbulluara kundërligjshëm,kishin një arsye që u bashkuan për ta shkarkuar një qeveri legjitime dhe të zgjedhur në mënyrë demokratike si qeverinë tënde.

Por si të kuptohet fakti nga shqiptarët, që tani pikërisht ti vet si kryeminstër dhe jo vetëm ndonjëri nga ministrat e po kësaj qeverie të shkarkuar si z.Vitia, keqpërdorni në mënyrën më brutale krizën e korona virusit për të bërë, kohë e pa kohë dhe vend e pa vend, salta primitive turko -arabe dhe propagandë të ulët erdoganisto-puro fetare.

Që në ditët e para të pandemisë, ministri i shëndetësisë nga qeveria e shkarkuar, z.Vitia kishte zgjedhur që në emër të informimit të opinionit publik mbi gjendjen e infektimeve nga koronavirusi, të mbante një konferencë të inskenuar për gazetarë pikërisht në minutat e para, kur do të fillonte edhe ezani, i cili në vend se të shfaqej dhe sillej si ministër serioz i një shteti laik, edhe ai sikur të ishte ndonjë hoxhë i ulur këmbëkryq në xhaminë e Shefqet Krasniqit, kërkoi të heshtnin të gjithë derisa të përfundonte ezani.

O njerëz a jeni në vete ju? Pse dilni pikërisht në kohë ezani, për të keqpërdorur misionet zyrtare të shtetit, kur e gjithë bota u sheh se ju keni dalë të bëni vetëm propagandë fetare dhe jo të merreni seriozisht me problemet shëndetësore të shqiptarëve.

Ti z. Kurti dhe Arben Vitia silleni sikur edhe virusi të ishte turko arab dhe pacientët në vend të përkujdesjes mjeksore dhe barnave medicinale, duhet të ngriten nga shtrati i spitaleve dhe të falen alla-turkqe , që tu lehtësohen vuajtjet dhe shërohen nga sëmundja e virusit korona?!

Për turpin e madh të tij dhe të gjithë shtetit të Kosovës, jo vetëm ministri ala “Ho chi Minh” (Ho shi Min) i “turqnisë” pardon shëndetësisë , që çuditërisht mbanë emër bashkëkohor shqiptar, Arben Vitia, por edhe vet kryeministri erdoganist i shkarkuar i Kosovës Albin Kurti(oglu) që me gjithë prejardhjen e tij, shqipen e flet mirë, veproi njëjtë me rastin e vizitës së tij në Dragash.

Kurtoglu edhe nga pozita e kryeministrit të vendit, harroi jo vetëm postin zyrtar që mbanë, por edhe misionin shtetëror në të cilin ishte nisur, duke inskenuar pikë për pikë dhe në mënyrën më të sikletshme e tepër banale, daljen nga ndërtesa komunale dhe defilimin para një “gazetari” primitiv që më shumë ngjasonte në pastrues xhamish, mu në minutat kur filloi të ekzekutohej në altoparlantet europerëndimore, ezani mesjetar turko-arab, për të ndaluar dhe qëndruar gatitu, sikur ai të ishte vet himni kombëtar apo ai shtetëror i Kosovës, e cila po shihet se gabimisht të paska sjellë në këtë pozitë.

Ti z. Kurti u rrase këmbë e krye edhe si kryeministër i vendit tim, në mistikën mesjetare turko-arabe dhe nise të qëndroje gatitu si ushtarë fanatik i islamit duke kërkuar edhe nga të tjerët që të heshtnin para ezanit, sikur të mos ishe i pari i një qeverie, qoftë edhe vetëm në detyrë, i një populli dhe vendi evropian me mision shtetëror e kombëtar, por kryeimam i ardhur nga Persia a ish Perandoria turko-otomane, për të zhvilluar propagandë fetare islamike të Turqisë dhe Iranit në Kosovë.

Para pak kohësh derisa Albin Kurti ishte në Berlin të Gjermanisë, në një prononcim për gazetarët, në vend se të orientohej në shprehjen e kërkesave për investime më të mëdha dhe mardhënje sa më të ngushta të shtetit të Kosovës me vendet perëndimore evropiane, ai që në fjalët e para filloi të mburrej se si Kosova paska marrëdhënie të shkëlqyera me shtetin turk dhe qeverinë e erdoganit.

Kjo gjë bëri që ta injoronin edhe gazetarët, për faktin e ditur mirë edhe nga vet Albin Kurti, se Erdogani në vendet evropiane jo vetëm që është shumë i padëshiruar, pasi që ka mbyllur e mbajtur në burgje për muaj e vite edhe gazetar gjerman apo me shtetësi gjermane, por shtetet si Austria, Belgjika e Holanda ka vite që kanë ndaluar rreptësishtë të gjitha vizitat e Erdoganit në këto vende, duke bërë që edhe Gjermania ti ndaloi vizitat e tij private për propagandë islamike dhe reduktoi ato vetëm në vizita protokollare shtetërore.

Para dy-tre ditësh Turqia dërgoi pak ndihma sanitare në Kosovë me disa paisje si maska dhe dorëza, ndërsa në Serbi, nga pamjet e ekspoziara në TV, kishte dërguar disa herë më shumë edhe materiale të tjera, e megjithatë në Serbi kishte dalë vetëm Vulini ti priste, për të dëshmuar simbolikisht para botës se Serbia dërgesat turke, qofshin ato edhe sanitaro-mjekësore, i pret gjithmonë me rezervë e mosbesim dhe e gatshme çdo herë, për përgjigje ushtarake.

Por tërësisht ndryshe u pritën ato në Kosovë, madje në aeroport kishin dalë një grumbull njerëzish,nga staf i kryetarit dhe ministra të qeverisë në dorëheqje, sa të mendosh se në tullumbacen turke, ishte paketuar vet Erdogani, duke i glorifikuar e ngritur deri në qiell ato ndihma, sikur në Kosovë të kishte arritur vaksina shpëtimtare që shëron koronavirusin dhe jo vetëm disa dorëza e maska të thjeshta, të cilat në masa shumë më të mëdha, u dërguan jo vetëm në Serbi e Bosnje Herzegovinë por edhe në FYROM e Mal të Zi.

Gojët e këqija,madje shkuan aq largë,sa thanë se “baba” Erdogan, vet dora e tij, u kishte dërguar kryeminstrit, presidentit, ministrit të shëndetësisë dhe zëvendësministrit të punëve të brendshme edhe nga një tollumbace të mbushur me aromë të veten personale me përmbajtje të “bekuar”organike, për inhalimin e tyre si besimtarë të tij të devotshëm , që të mbroheshin nga infektimi, gjë të cilën ata nuk e shfaqën në publik, nga frika se do tu merrte kush pjesë, nga përmbajtja e “shenjtë” inhalore.

Të njëjtën ditë Gjermania i dhuroi Kosovës mbi 13, 5 milion euro Grande për zhvillimin dhe mbarëvajtjen e arsimit si dhe mbështetjen e sektorit të bujqësisë edhe në këto ditë të vështira, por për ato mezi informoi shkurtimisht RTK, dhe atë në mënyrë krejt të zbehtë dhe pothuajse tjetër kush nuk i përmendi fare, ani pse ishin ndihma me vlerë qindra herë më të mëdha se leckat e “dhuruara” prej Turqisë.

Qeveria në detyrë në vend se të jetë sa më transparente të paktën këto ditë të vështira në Kosovë dhe t’ua sqarojë në mënyrë të përditshme qytetarëve të vendit, gjendjen aktuale në veri, si dhe provokimet e Serbisë, ti adresojë me kohë dhe sa më shpejtë në BE dhe SHBA, ajo shprehet se si nuk u dashka keqpërdorur pandemia për politikë, përderisa vet efendi Kurti me ministra e bashkëpunëtor keqpërdor publikisht jo vetëm pandeminë por edhe misionin zyrtar si dhe funksionin e lartë shtetëror të kryeministrit për defilime erdoganeske dhe propagandë puro fetare.

Sjelljet e tij dëshmojnë se Albin Kurti në emër të luftimit të korrupsionit e krimit të organizuar, që po të çohej deri në fund, vërtetë do të ishte për çdo lëvdatë, fatkeqësisht ai ka marrë përsipër edhe forcimin e mendësisë turko arabe dhe thellimin e dominimit radikal fetar në Kosovë.

Dhe siç përflitet, krejtë këtë me qëllimin që në një vend laik si Kosova ta themelojë në fillim në formë grupesh e celulash e më vonë edhe si organizatë të ashtuquajturën “Vllazëri muslimane” sipas shembullit të Egjiptit, në mënyrë që z. Kurti edhe nëse për kohë të gjatë, nuk mund të rikthehet sërish në pushtet dhe qeverisjen e vendit, qysh në intifadën e parë ala-arabe,të bëhet drejtues i kësaj krijese terroriste islamike, njëjtë si Muhamed Mursi në Egjipt, duke dhunuar dhe keqpërdorur hapur votën e marrë me mashtrim nga qytetarët e Kosovës dhe vullnetin e popullit shqiptar për ndryshime politike në vend.

Për ata lexues që nuk e dinë, në verën e vitit 2012,prijësi i “vëllazërisë muslimane” Muhamet Mursi u shpall president i Egjiptit, megjithëse në fund janarin e vitit 2011, ai ishte dënuar me 25 vite burg, ndaj emërimi i tij u prit me protesta aq masive të miliona egjiptianëve të cilët kundërshtonin me forcë Mursin si president, sa që ende pa kaluar një vit i plotë, ai u rrëza nga pushteti, u dënua sërish me shumë vite heqje lirie dhe në verën e vitit 2019,në rrethana të pasqaruara vdiq në burg.

E kështu siç ka nisur, e njëjta gjë mund të ndodhë shpejtë edhe në Kosovë, ndaj secili votues dhe qytetar i këtij vendi, duhet ti hap sytë fort dhe mbajë mend mirë e të mos i harrojë asnjëherë këto sjelljet banale turko-arabe të Albin Kurtoglu.

Shqiptarët e Kosovës kudo që janë dhe gjenden, duhet ta ngritin zërin fort si çdo herë për mbrojtjen e vendit të vet të çliruar me aq shum gjak,mund e djersë dhe ndihmën e SHBA-s dhe vendeve evropiane, e të kërkojë me këmbëngulje që të hetohen të gjitha aktet ekzistuese, faktet dhe dëshmitë për implikimet e mundshme të z.Kurti në grupe dhe organizata të rrezikshme islamike, si dhe notimin e tij në kënetat e ndotura turko-arabe, të cilat do të ishin tejet të rrezikshme për të sotmen dhe të ardhmen e popullit dhe shtetit të brishtë të Kosovës.

Përgjegjësia e tij bëhet edhe më e rëndë, kur kihet parasysh fakti se Albin Kurti, jo vetëm si kryetar partie por edhe nga pozita e kryeministrit të vendit vazhdon me terrorizimin fetaro-islamik të popullit shqiptar dhe shtetit laik të Kosovës edhe në ditë të rënda pandemie.

Por përderisa prokuroria inekzistente e Kosovës, nuk zbardhi asgjë nga aferat islamike të Albin Kurtit, ai vijoi të shihej si shpëtimtar i vendit dhe popullit tonë të varfër, nga krimi dhe korrupsioni dhe shpresohej të ndihmonte në rikthimin e ligjit dhe shtetit të së drejtës, ndaj dhe u vesh me imunitet shtetëror dhe petkun e kryeministrit të vendit.

Kështu që vendi ynë i vogël dhe i shumëvuajtur i cili edhe në vitet më të vështira të robërisë sllave i ka privilegjuar veçanërisht familjen e Kurtit dhe të ardhurit tjerë nga trevat etnike jashtë kufijve të Kosovës, duke i mbajtur, ushqyer, shkolluar dhe akomoduar më së miri me punë e beneficione tjera kur ajo nuk kishte mundësi të kujdesej as për banorët e vet valid, po keqpërdoret rënd nga radikalët fetar dhe fundrrinat islamike edhe kur ata ngriten në rang kryeminstrash, nga shqiptarët vendor.

Madje, z. Kurti, mjerisht ka nisë të përflitet hapur për indoktrinime të dyshimta turko-arabe dhe ka filluar të shihet ndryshe dhe me dyshim të theksuar nga opinioni shqiptar, si figurë e rrezikshme që në një periudhë të afërme, mund ta kërcënojë seriozisht stabilitetin e vendit, paqen e lirinë dhe mbarëvajtjen e shtetndërtimit të Kosovës.

Për aq më tepër,përveç rrezikut permanent nga Serbia për Kosovën, fatkeqësisht duket se nga pozita shtetërore e kryeministrit të vendit, Albin Kurti bashkë me ministra e simpatizantët e tij, ka filluar ti shtrij edhe rrënjët e organizatave të rrezikshme fetare fanatike islamike dhe të intensifikojë veprimet turko-arabe për rritjen e dominimit të islamizmit agresiv në Kosovë.

Njerëz të tillë të cilët hanë bukën e Kosovës me Albinin në krye,duket se natë e ditë, përpiqen, herë veç e veç, e herë edhe në grup, që pareshtur ta thellojnë fundamentalizmin fetar turko-arab dhe shkatërrojnë e bëjnë tërësisht inekzistente ndjesinë kombëtare dhe shtetërore të rinisë dhe gjithë shqiptarëve në Kosovë.

Kështu që nëse vërtetë Albin Kurti nuk heq dorë urgjentisht nga marrëzitë mesjetare turko-arabe dhe vazhdon në mënyrë kaq arrogante ta terrorizojë edhe më tej Republikën e Kosovës dhe popullin e saj me veprime, sjellje dhe indoktrinimin e njerëzve me propagandë fetare islamike, ai jo vetëm se nuk duhet të marrë më asnjë votë nga shqiptarët atdhedashës dhe as të arrijë në asnjë mënyrë, në poste udhëheqëse të cilës do qeveri kosovare, por edhe ti hiqet shtetësia e Kosovës dhe kthehet në vendin e prejardhjes në Katërkollë ku mund ta hap një xhami turko-arabe, të veprojë si të dojë në te dhe bëhet udhëheqës i përjetshëm i saj, nëse këtë ia lejojnë sundimtarët e vendit të tij,sllavo-malazezët.

Gani Qarri