Slogani i kastёs sё vjetёr pushtetore, e cila ёshtё ҫuar nё pyka (duke folur shumё, por pa ia qёlluar), pёr tё eleminuar Kryeministrin nё detyrё, duket se ёshtё: Albin Kurti, nё karantinё – koronavirusi, nё liri! Sipas saj, jo Covid-19, por Kurti ёshtё kёrcёnimi kryesor pёr shtetin dhe popullin e Kosovёs, ndaj kundёr tij duhen drejtuar gjithё energjitё, potencialet dhe mjetet nё dispozicion, pёrfshirё akuzat e pathemelta dhe dezinformimin. Kur vdes njё pacient, pёr shkak tё koronavirusit, faji ёshtё i Albin Kurtit, ndёrsa kur shёrohet njё tjetёr, nuk ёshtё meritё e qeverisё, as e personelit shёndetёsor, por e vaksinave kundёr TBC, tё bёra nё kohёn e Titos; kur nuk ka rritje tё numrit tё tё infektuarve, ёshtё meritё e komunave, ndёrsa kur shёnohet rritje e tyre, si psh. dje, faji ёshtё i Kurtit. Prandaj, pёrparёsia kryesore ёshtё mobilizimi total kundёr Kryeministrit nё detyrё, jo kundёr virusit tё koronёs. Kёtij tё fundit, ia bёjmё hallin, por Albinit nuk dimё si t’ia bёjmё.
Gabim e ka Sekretari i Pёrgjithshёm i OKB-sё qё bёn thirrje pёr bashkim tё tё gjitha forcave kundёr pandemisё. Gabim e ka edhe Papa Franҫesku, qё nё Festёn e Pashkёve, bёn thirrje pёr tё lёnё anash ndasitё, pёr tё mos vёnё veten nё rend tё parё, sepse “sfida me tё cilёn po pёrballemi ёshtё e tё gjithёve”. Gabim e ka gjithё bota, qё ka lёnё ҫdo gjё anash, pёr t’u pёrqёndruar nё luftёn kundёr pandemisё. Vetёm Hashim Thaҫi dhe Isa Mustafa kanё tё drejtё! I pari i ka dёrguar Kurtit 3 letra brenda 10 ditёve, nё tё cilat dёshmohet se ai ёshtё i gatshёm pёr tё imponuar njё qeveri tё re, nё shkelje tё Kushtetutёs sё Kosovёs, ndёrsa Isa Mustafa, sot i kёrkoi Kёshillit Drejtues tё LDK-sё miratimin pёr krijimin e njё koalicioni tё ri me AAK-nё dhe NISMËN, tё cilat vota e sovranit, me 6 Tetor 2019, i “ndёshkoi”, duke i dёrguar nё opozitё.
Njerёzit qe ende nuk i ka braktisur logjika normale kёrkojnё qё tё lihet qeveria nё detyrё tё bёjё punёn e saj; qё lojёrat politike tё lihen pёr njё herё tjetёr dhe t’i pёrkushtohemi tёrёsisht luftёs kundёr virusit tё koronёs, pёr tё shpёtuar sa mё shumё jetё njerёzish, pёr tё dalё nga kjo krizё e rёndё, mё sa mё pak humbje, me urimin qё pandemia ta tёrheqё kёmbёn zvarrё e ta marrё me vete edhe kastёn e vjetёr pushtetore tё Kosovёs.