Ballina Ravijëzime 4 Poezi nga GJON NEÇAJ

4 Poezi nga GJON NEÇAJ

  1. TORNADO

 

Ne mizanskenat perendimore

E ne kalldremet shekullore te miteve

Rrin varur ku jetojne bijte e fisit tim

Nje lahute e vjeter me dry arre….

 

Qimet e saj hingellijne sa here  kuajt e mbretereshes Elizabete

Bejne roje me ushtaret ne keshtjelle.

 

Tornadot  nuk bien ne Tropoje

Ne Uells mbase po…

 

12 maj 2011

 

2.METROPOLEVE TE ASKUNDIT

 

Neper udhekryqet moderne

Te metropoleve europiane

Iku rinia pa buje,rrodhi gjaku I Arberit

Mbeti skalaktikave kulmore te nje jete varfanjake.

 

Gjaku i lupurishur i Arberit

Kuqlon metropoleve te askundit

Mjediseve te salloneve ne pritje nomande…

 

23 maj 2011

 

3.BRIGJEVE TE KOTIT

 

Kot,kot, kot

Lindja ,rinia,jeta…

 

Vetem pleqeria dhe vdekja

Ujitin livadhin e jetes

Brigjeve te kotit.

 

Sivjet nuk I dihet,

Mbase duhet t’i ruhemi motit….

 

4 qershor 2011

 

 

4.MESHA E PARE

 

Pastori grumbulloi pasthirrmat jetesore

Qetesia mbizoteroi katerciperisht kishen e Zojes

Jezu krishti ne kryq

Pagezoi bejtexhinjte nikajmerturas

Ne pervjetorin e shungurimit te meshes se pare

Te lumturuar prej priftit At Zef Pllumit

Ne Nikaj…

 

Mbi Dri ushton maja e Çllumit.

 

20 qershor 2011