Në mbrëmjen e vonë të 8 prillit 2020 kanë mbrri në “Qytetin e Alpeve” ndihma humanitare në këtë kohë fatkeqësie natyrore pandemike,  me 25 tonë miell për 1 mijë familje më në nevojë të Tropojës, e dërguar nga shqiptaro-amerikani Harry Bajraktari- “Nderi i Kombit”, biznesmen humanist në New York, veprimtar i njohur i Çështjes Kombëtare Shqiptare.

Myftinia e Tropojës si kordinatore lokale, me kryemyfti Eduard Demiraj, me një komision mbikqyrës, sipas listave zyrtare të familjeve të rregjistruara në nevojë, me 9 e 10 prill 2020, i  ka shpërndarë ndihmat në qytetin e Bajramcurrit dhe në 7 njësitë administrative të Bashkisë së Tropojës, me disa makina të porositura e përfaqësues të ngarkuar, si amanetqarë e misionarë.

Myftinia e Tropojës ka publikuar në Facebook një numër të madh fotosh nga shpërndarja e këtyre ndihmave.

-Zoti ju bekoftë me të mira – e mbyll urimin e tij Kryemyftia i Tropojës.