Ballina Shëndet Gjermanët zbulojnë si u përhap koronavirusi edhe përmes kripës

Gjermanët zbulojnë si u përhap koronavirusi edhe përmes kripës

Virusi qarkulloi në kompaninë Webasto duke infektuar 16 persona, sot të gjithë të shëruar. Nga atje infeksioni përhapet në Bavari, pastaj në Itali dhe pjesën tjetër të Europës. Në botim tregohet se si infeksioni kaloi nga i dyti pozitiv te i treti. Por rruga befas ndalet pas pacientit 4. Çfarë kontakti ka pasur pacienti 5 me personin tjetër të infektuar?
Me marrjen në pyetje, epidemiologët gjermanë zbulojnë se pacientët 4 dhe 5 të dy kishin drekuar në kantinën e kompanisë më 22 janar. Ata hëngrën në dy tryeza ngjitur dhe në shpinë me njëri tjetrit.

Infeksioni, shkruan Gogle Press, nuk ka gjasa të ndodh në këto kushte. Por në një moment të caktuar, i nxitur nga pyetjet, njëri prej të dyve kujton se i kishte kërkuar kolegut të tij kripë. Me duart e tij të kontaminuara, pacienti 4 jo vetëm që i dha kripën pacientit 5, por edhe i transmetoi korona virusin. Rrugët e korona virusit janë delikate dhe të paparashikueshme, por në këtë rast mjekët hetues gjermanë kanë qenë po aq të zgjuar, në mos më të zgjuar se virusi korona.