Sikur vetëm emnin e mbiemnin tand t’i thoshim do të mjaftonin për të simbolizuar në kohësi brezash të tij: Fisnikëri, Histori, Tradita, Kulturë, Lartësime…, po nuk mund të mbetemi pa shtuar se Skënder PERPEPAJ është Drejtor i “Gazeta e Alpeve” (e kontributor i saj në vitin e parë të botimit); i nderuar me Çmimin e Madh “Dardania”; i shpallur “Ambasador i Paqes” nga Federata Universale e Paqes; nismëtar e kontributori kryesor i ndërtimit vullnetar të Rrugës për në Curraj të Epër – (vendlindjen tande të Eposit të Kreshnikëve e Perlë e Alpeve Shqiptare); president i kompanisë “SA Builders and Contractors Ltd” në Londër- e përzgjedhur nga Parlamenti Britanik si një ndër rreth njëzet kompanitë më të mira për vitin 2019-2020 në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe.
Skënder Pjetër Përpepaj është një burrë i formatit të lartë të malësorit epik e qytetarit bashkëkohor modern; i kulturës së tij tradicionale të familjes e vendlindjes; i dijeve universitare e universale; i qëndrimeve e veprimtarimeve euro-atlantike; i besimit të krishterë; i bujarisë së fisme; i humanizmit, etj.

Sot, në këtë kohë të vështirë të pandemisë globale, në këtë 10 prill 2020, me mijëra zëra të urojnë me shpirt e dritë, me vlerësime e bekime Ty e per Familjen Tande: “Gëzuar…Shëndet…Lumturime…Lartësime…”!
 
Ramiz LUSHAJ