Ballina Aktualitet Merkel: “Shkas për shpresë të moderuar”

Merkel: “Shkas për shpresë të moderuar”

Gjermani: Qeveria e konsideron si të mundshme zbutjen graduale të masave kufizuese për mbrojtjen nga COVID-19 gjate Pashkëve. Vendimtar do jetë qendrimi i qytetarëve përgjatë ditëve të festave, thekson kancelarja.

Para fillimit të festës së Pashkëve kancelarja Angela Merkel u shpreh e kënaqur lidhur me zhvillimet e fundit nëluftën kundër virusit Corona.  Numri i infeksioneve të reja në Gjermani “ka rënie të lehtë”, tha ajo në Berlin. Kjo jep “shkas për shpresë të moderuar”. Një ashpërsim i mëtejshëm i masave ndërkohë nuk është i nevojshëm.

Qeveria  e konsideron si të mundshme në Gjermani zbutjen graduale të masave të rrepta kufizuese për mbrojtjen nga virusi Corona pas festës së Pashkëve. Një ndër elementët vendimtar për këtë do të do jetë qendrimi i qytetarëve përgjatë ditëve të festave, thekson kancelarja.

Njëkohësisht Merkel bëri thirrje, që të respektohen me rigorozitetgjatë ditëve të Pashkës rregulloret dhe të mos veprohet me mendjelehtësi. Duke iu referuar zbutjes së mundshme të kufizimit të kontakteve kancelarja theksoi: “Duhet të jemi shumë, shumë të kujdesshëm.” Qëllimi vazhdon të jetë që të mos e mbingarkojmë në asnjë pikë sistemin e shëndetësisë.

Tendencë pozitive

Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn shpjegoi, se tani numri i infeksioneve të reja rritet çdo ditë me katër deri n ëpesë përqind. Ndër gati 110.000 të infektuar mbi 50.000 janë shëruar. “Sjellja e qytetarëve duke respektuar rregullat ka ndihmuar ndjeshëm” në këtë drejtim, tha Spahn.

Nëse do të konsodliohet kjon tendnencë pozitive, qeveria federale dhe qeveritë e landeve do të “mund të të diskutojnë për një kthim gradualisht në normalitet pas pushimeve të Pashkës”, tha ministri Spahn. Kufizimet e të drejtave themelorre në një shtet të së drejtës “mund të funksionojnë vetëm për aq kohë sa ato mirëkuptohen dhe pranohen”.

Sipas të dhënavetë ministrit të Shëndetëtsisë ndërkohë nëpër spitalet gjermane po trajtohen mbi 3000 pacientë me corona, shumica e tyre janë trajtuar me frymëmarrje artificiale. Megjithatë janë mbi 10.000 shtretër reanimacioni ende të lira. Numri i vdekjeve nga COVID-19 së fundi është deklaruar nga Instituti Robert Koch me shifrën 2107.