Ballina Ravijëzime VARGJE PËR ALBIN KURTIN – Nga Miradije GASHI

VARGJE PËR ALBIN KURTIN – Nga Miradije GASHI

Shite shtëpinë veç për një kauzë
Dinjitet lideri: kurku një akuzë!
Rrugën mbarë e nise dhe bukur e sose
Alternativë e re: Made in “VETVENDOSJE”.

Me program të qartë: të ardhme të bukur
Nuk të lanë “djajtë” që duan KOSOVË të turbull.
S’të trembin betejat, me to je kalitur
Të hëngrën në besë, do “ujq të uritur”.

Se e duan pushtetin, të lozin “arushë”
Sa u ngrite në këmbë, duan të hedhin “tuç”
I ke provuar prangat, nuk të trëmbet syri
Ndaj shumica foli: në pushtet ALBINI!

ALBINI fitoi. Ka mendësi fituesi
Por “ujqët e vjetër” më zi se VIRUSI
Zunë e ngritën prita e më tutje; kurthe!
I malkoftë ZOTI! Të mbuluar me turpe.