E martë, 7 prill, ditëlindja e saj.

Në qoftë se Vaçe Zela do të kish ardhur në jetë pak më vonë, për të kënduar në një Shqipëri të hapur, do të ish njohur si Kadare i këngës shqiptare. Vetë Kadareja mund të kishte shkruar edhe Kushërirën e ëngjëjve, siç shkroi për Perlocajn. Vaçja do të kish trazuar skenat e Europës.

Në një veprimtari për 100-vjetorin e pavarësisë, të organizuar bashkarisht nga tri ambasada në Bernë (e Shqipërisë, e Kosovës dhe e Maqedonisë), e prezantuam si Edit Piafi shqiptare. Të 1600 pjesëmarrësit, që mbushnin sallën e hotelit me pesë yje mbi lumin Aar, shpërthyen në duartrokitje dhe u çuan në këmbë.

Në ulësen me rrota Vaçja rrinte kryeulët, sikur kish bërë faj. Fliste me sytë e bukur, përherë të lagur me dritë.

-nga libri “Shkrimtarë pa leje” i Mehmet Elezit-