Më 31 dhjetor të vitit 2019 – saktësisht 100 ditë më parë – Qeveria kineze ka raportuar te Organizata Botërore e Shëndetësisë për një “pneumoni me shkaktar të panjohur”.

Kjo sëmundje më vonë është quajtur Covid-19.

Fillimisht është vërejtur në Vuhan të Kinës dhe që atëherë ka infektuar më shumë se 1.5 milion persona, 90,000 prej të cilëve kanë vdekur.

Udhëheqësi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka përmendur 100-ditëshin e sëmundjes në një konferencë për media.

Ai ka thënë se Covid-19 ka “rënduar sistemet shëndetësore, ka dëmtuar ekonominë globale dhe ka krijuar pengesa të mëdha shoqërore’.

Çfarë ka ndodhur në 100 ditët e fundit?

  • 31 dhjetor 2019: Kina informon OBSH-në për “raste me pneumoni me shkaktar të panjohur” të vërejtur në Vuhan
  • 11 janar: Kina raporton vdekjen e parë nga sëmundja Covid-19
  • 12 janar: Kina shpërndan publikisht gjenin e sëmundjes
  • 13 janar: Raportohet për rastin e parë të infektuar janë Kinës, në Tajlandë.
  • 23 janar: Merret vendim për izolim të Vuhanit, qytet me 11 milionë banorë
  • 30 janar: OBSH-ja shpall “gjendje emergjente për shëndetin publik me shqetësim ndërkombëtar”
  • 7 shkurt: Vdes mjeku kinez, Li Wenliang, që ka tentuar të paralajmërojë botën për sëmundjen.
  • 22 shkurt: Italia raporton rastet e para të vdekjes me koronavirus dhe prezanton masat e distancimit fizik
  • 11 mars: OBSH-ja shpall koronavirusin pandemi globale
  • 27 mars: Kryeministri britanik, Boris Johnson rezulton pozitiv me koronavirus, njëherësh kthehet në liderin e parë botëror të infektuar me këtë sëmundje.