Ballina Sport Bundesliga pa tifozë deri në 2021

Bundesliga pa tifozë deri në 2021

Plani gjerman për ndeshjet e kampionatit

Bundesliga pa tifozë deri në 2021-shin. Për këtë po punon futbolli gjerman, sipas pohimit të bërë për New York Times nga Christian Siefert, administratori i deleguar i Deutche Fussball Liga.

Rifillimi i kampionatit duket afër, me disa skuadra që janë kthyer të stërviten dhe shumë shpejt mund të vijë edhe zbritja në fushën e lojës. Një lajm i mirë, për dashamirësit e futbollit por jo për tifozët që do të duhet ti ndjekin ndeshjet nga shtëpia pasi do të luhet pa praninë e shikuesve në tribuna. Këtij sezoni i mungojnë më shumë se 9 javët që deri në mbyllje.

Kthimi në fushë është parashikuar për fillimin e majit, por për të parë tifozët në shkallët e stadiumit mund të duhet të pritet deri në fundin e vitit, ndoshta në janarin e vitit 2021.

E gjitha kjo nga frika e rikthimit të virusit Covid-19 në fillimin e vjeshtës, atëherë kur mund të rifillonte sezonin tjetër. Gjithsesi, vendimi përfundimtar nuk është marrë ende.

Prioritet mbetet mbyllja e sezonit aktual, që kurdo që të fillojë, do të luhet pa spektatorë dhe nën masa strikte për protagonistët, ku maksimalisht për çdo ndeshje do të jenë 239 persona në stadium, përfshi skuadrat, stafet, stjuardët, gazetarët dhe mbledhësit e topave.