Garat që planifikoheshin të mbahen në Itali dhe Spanjë të Kampionatit Botëror të MotoGP 2020, janë shtyrë për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin nga faqja e internetit e garës, Çmimi i Madh i Italisë që planifikohej të zhvillohet mes datave 29-31 maj dhe ai i Katalonjës mes datave 5-7 qershor është shtyrë.
Hapja e sezonit që planifikohej të bëhej në Katar ishte anuluar ndërsa ishin shtyrë garat në Tajlandë, SHBA, Argjentinë, Spanjë dhe Francë.