Ballina ED/OP Ruaju se po shkrihesh, profesor! – Nga Kimete BERISHA

Ruaju se po shkrihesh, profesor! – Nga Kimete BERISHA

Plot elan për jetë, Isa Mustafa ish çu para sabahut, ish bë gati me marrë pushtetin e gatshëm, n’tepsi, e kish formu një komison n’letër me na nxjerr prej krizës ekonomike (mbasi të shpëtojmë gjallë)…a unë sot nuk arrita me realizu agjendën ditore, planin tim të detajuar me dal m’atanē rrugës me ble një napolitan-kë, se m’ka ra huj.

Pse profë, nuk na nxjerrshe prej krize qe 20-të vjet?
Kush t’ka ndal?
Apo pritshe me t’bë nervoz Albini për m’u frymëzu ti e me na qitë n’selamet.

Isa Mustafa sot flet qind për qind me fjalët e Hashim Thaçit, ama kopje identike me të njejtat fjalë të Presidentit, e huazon dëshpërimin e Presidentit dhe e sulmon BE-në, sepse BE-ja po ia prish qejfin idollit të tij.

Pra, është i zoti m’u prish edhe me BE-në për Hashim Thaçin.

Kush e di pse?!
Ju ka tek ?‍♀️

Kanë ba miliona tuj vujt për Kosovën.
Vuaj për të e vjedhe prej vuajtjes..
Vuaj për të e dhunoje prej dhimbte.
Vuaj për Kosovën, e prishe me Evropën.

Mbasi Presidenti Hashim Thaçi ka heq dorë prej Evropës, tash as Isa Mustafa nuk ka më nevojë për Evropën.

Tre përqindshi, qind për qind u zhgënjy n’BE-në.
Se, zhgënjimi është ‘ngjitës’, si të zhgënjehet Thaçi, ia ngjet zhgënjimin Mustafës dhe kështu me radhë.

Kujdes se po shkrihesh, profesor.

Se Lajçakun nuk e bën hesap (bazuar në disponimin e Thaçit), se Lajçaku është ‘armik’ i Kosovës veç pse është i Sllovakisë, e Isa Mustafa është dashamir i madh i Kosovës, veç pse është i Kosovës.

Se Sllovakia e BE-ja ja kanë pas vjedh fondet shqiptarëve të Kosovës, e jo Ju.

Në shkrimin e tij ‘Përpjekja e politikanëve të Kosovës, për të përçarë më shumë Perëndimin se sa Serbinë’ (që ua propozoj ta lexoni), gazetari Mero Baze thotë:

‘Është e vërtetë se Lajçak vjen nga një vend që nuk e njeh Kosovën, por diplomacia nuk bëhet me biografi, si në komunizëm. Ai përfaqëson në atë rol Bashkimin Europian, dhe Kosova nuk pret t’ia zgjidhë çështjen e saj Sllovakia, por Bashkimi Europian’.

P.S. Nuk ka mbet tjetër, veç me ta ngjit një tufë për mashalla, o profesor- o ardhmëria jonë.