Isuf Dobra shkon për ndejë te Salih Rrusta i Deçanit. Tek po bisedonin për okupimin e Kosovës nga Serbia, Isufi i thotë Salih Rrustës:

– E, more Salih, mbramë tanë natën nuk kam mujtë me fjetë prej marakut që na okupoi Serbia.Mendojsha, a thue kur do të çlirohemi. Erdha me ndejtë pak edhe thashë ta di mendimin tand.

– Po, po të tregoj se kur hiqet Serbia, – i thotë Salih Rrusta: – Kur çohesh në mëngjes e u thue vllaznive, a u çutë e i kapë për qafe me dy duert, edhe në mbramje, me plot gojën u thue natën e mirë, qatëherë Serbia nuk ka ma vend në Kosovë, se pa u dashtë mes vete vllaznia, kurrë nuk hiqet Serbia.

– Ku ku, bani Isufi. Valla, more Salih Rrusta, n’koftë qashtu qysh po thu ti, nuk paska me u hjek kurrë, – i thotë Isufi.

____________

(Muharrem Krasniqi, nga Vranoci, veteran i arsimit, më ka pas thanë: -“Ma shumë kam mësuar nga Sali Rrusta dhe Mulla Zekë Bërdynaj se nga shkolla”. /S.Z.)