E mori majekraku derën e odës së shtrenjtë

Tha me vete se ishte relikja më e   vjetër

Nga fshati i lindjes ishte e vetmja shenjë

Që do të zinte vend ballë  bibliotekës

 

Drita e vetëtimës hyn vrimave të vjetra

E në shpinë ishin ngulur gozhdat e miteve

Në veshët e kohës po trokëllinin çelsat

E në mes kulmeve dera e babait ende kërciste

 

Kapaku i kësaj dere lëshon rreze ditë e natë

Që magjeps shpirtin e një arkeologjie antikuarësh

Mbi të janë përplasur metafora e miliona fjalë

Sikur shihte tymin e duhanit që nxirrnin kaçakët

 

Dera e odës së babait është ikona më e shenjtë

Qe sot e shoqërojnë kulmet ku fle pavdekësia

Atje mes librave të vjetër, në bibliotekë

Kurrën e kurrës nuk do te jetë mbret vetmia

 

-Per Limit.al Prill 2020-