Ne, pa mbështetjen Amerikane dhe të Gjermane atje – në vendin ku po donë t’përballën Elefantet, SHBA me Rusinë, jemi jashtë loje, apo e shumta, barishtja nën këmbët e tyre, e cila do t’shkallmohet në atë përballje elefantësh.
Please, “Think Global, deal local”!
– Pra, është më mirë të jemi të sinqertë me veten tonë, sikurse edhe me partnerët, e të kryejmë detyrat që i kemi lanë kaherë, anash, apo harruar krejtë…!
E detyrat janë të qarta, për secilin: Konsulta të ngjeshura dhe bashkëveprim të fuqishëm me SHBA-të dhe aleatët që na çliruan dhe pavarësuan e janë garancë e kësaj Kosove të 17 Shkurtit.
Leni ato lojrat “Guxhash” e mendësinë e dalë boje: si dikur “Pronto” me narativin “Unë luaj qoke me Amerikën!” – sikurse që duhet gjuajt menjëherë menjanë në mbeturina – edhe mendësia aktuale me finta, teke fëmijërore, apo paranojë e mbështetur në teori konspirative sic po bënë KM Albin Kurti, se gjoja Trump e Grenell, po bëjnë dhe duan të bëjnë në Ballkan e Kosovë – atë që po ua thotë në vesh, Hashim Thaqi. I Brojës!
Andaj, medemek, KM Kurti, paska zgjedh eskivimet të fitojë kohë, ti thua se e ka informatën se pas 6 muajsh s’do te kete më SHBA. Ka me i përpi toka!!!?
Aty n’tavolin kemi me i pas, dhe vendimmarrës.
Dhe s’do mend, se më mirë kur ke vepruar në bashkë konsultim. E fiton, si tradicionalisht, tash e 30 vite, atë që synon.
Please, leni pozat dhe aventurat – njëra anë – dhe tjetra, leni sondazhet marroqe, se s’ka ma sondazh katastrofal, se prezenca e Serbisë n’Veri dhe mos nevoja e saj, t’shpalojë sondazhe si Haki Abazi…!?