Njëri shkon tek ustai për bërë një kasë për pushkën.
Porositësi i thotë ustait:
-Nuk e dua prej lisi, panje, gështenje e shumë drunjë të tjerë… Kur do vi ta marrë…?
Ustai i thotë:
-As të hanen, as të marten…-e me rradhë të gjitha ditet e javës.
Llafi pas llafi e nxehet fort muhabeti. Rrifen keqas.
Autoritetet e kohes i arrestojnë e i çojnë për gjykim tek Kadiu (gjyqtar i kohes).
Kadiu ua jep denimin:
-Të merret një vozgë e madhe, t’i futni te dy aty, t’ia veni kapakun dhe t’i hidhni nga një mal i lartë….
E, kështu u ba….!
Kur po rrukullisej vozga e panë pisk jetën e tyre, se po bëheshin copë-copë… Atëhere erdhi dhe Marrëveshja….
Porositësi tha:
-Bëje kasen me çfarë druri të duash ti….
Ustai i tha:
– Hajde e merre në cilen dite të duash gjatë javës…!
Sa mirë do të ishte të kishim nga një Kadi për çdo lagje… ku jetojnë shqiptar…!
(E solli për Ju… Avdyl Matoshi)