Ballina Personazh NIKAJ-MERTURI – Nga Avdyl MATOSHI

NIKAJ-MERTURI – Nga Avdyl MATOSHI


( Nostalgji)

Shumë studiues, poetë, historianë, gazetarë e publicistë kanë shkruar për Nikaj-Merturin, këtë zonë të mrekullueshme të Malësisë së Gjakovës.

Ndërsa unë do të përcjell disa mbresa personale, të cilat do të mbeten përjetë në memorien time. Si shumë shokë të tjerë kam patur fatin të punojë e të njoh nga afër Nikaj-Merturasit, ata njerëz të mrekullueshëm, të zgjuar, punëtorë, fisnik e bujarë.

Me nostalgji kujtoj rininë e Viteve ‘80-të, vajza e djemë të mrekullueshëm, të cilët edhe pse në një zonë të thellë e të varfër organizonin asokohe aktivitete nga më të larmishmet, me në krye aktivistët e përkushtuar: File Gjergji, Sokol Qokaj, Zojë Bushgjoka, Gjok Mulaj e shumë e shumë të tjerë, duke e bërë jetën e banorëve të zonës ma të bukur.

Një nga vlerat më të vyera të atyre anëve ishte mikpritja. Buka e Nikaj-Mertursve ishte bukë e mirë, bukë për të mos u harruar. Në këtë aspekt nuk mund të lë pa përmendur disa nga familjet që më kanë pritë e përcjellë si djalin e tyre: Mark Grimci e Lulash Beka në Curraj Epër, Pjeter Qokaj në Qeresh-Mulaj, Pep Ndreu e Pjeter Hasa në Curraj Poshtër, Gjok Mulaj nē Shengjergj, Pjetër Zmajli në Tetaj, Ndue Zeka në Gjonpepaj, Ndok Gjonpali në Peraj, Mëhill Çuni në Lekbibaj. Unë i përmenda disa, po ndera e repekti është në çdo derë të kësaj krahine.

Të gjithë ata që nuk jetojnë më; lus Zotin të prehen në paqe, ndërsa njerëzve të tyre ju uroj shëndet e mbarësi kudo që jetojnë!

Do më duheshin faqe e orë të tëra për të gjitha ato që më vijnë në mendje, por formati i facebook-ut e portalit është i kufizuar…

                                      Me respekt

                                     Avdyl MATOSHI

FB, 19 Qershor 2014

Për Limit.al, prill 2020