Atje gjethet bien e pyjet zhvishen
Ngjitet mjegulla në majë të Strellcit te kroi.
Rrezet e diellit pak po ngrohin në vite.
Ushëtin lugina nga gurgullima me uji te përroi.
Këmbësorja është kafshuar e mbuluar me gjethe
Nga këtu shoh ditët e ëndërrta mbi lëndinë
O sa shumë jam i larguar përtej maleve e deteve
Dimrat e gjatë gishtërinjtë m’i ngrinë.
Qepon mjegulla mbi gur të Sokolit ku valon flamuri
Përkulem para varreve të trimave të Belles
Prajshëm kuvendon me Hazir Lahen
Edhe me Vlorën edhe me Kosharën si ylbere
Te varri i Hazir Lahes koha është ndalë koha
Pa epitaf e pa flamurin e Isa Boletinit
Bashkëmendje ndrituri i flamurit krenar
Në Belle dimrat e fortë harresën e mbytin
Na ngohin ndërgjegjen e harresën
Qe myku i kohës e ka mbulua..