Nga ZEF PERGEGA
Njё krah e mban jashte ushtari dhe heroj i lirisё, me gjysmen e zemrёs qё e tund dheun pyet: “Pse na vratё, o janana!”
-Nane, babё, gjysh e gjyshe, pse o njerёz ju kanё vra,- pyet femija ne djep. Si mund tё kemё ardh nё kёte jetё nga njё famije e vrame?! Kёtё pytje e bёn sot edhe ai fёmija qё ia kaluan jetёn e mishin nё thikё dhe paramilirate shkja, qё tash po i thua vёlla, e hodhёn nё vorbёn e kosovarit, kur i thanё se pёr darkё do tё hanin kockat e krijesёs sё tyre!
Kёtё pytje e shtron sot fёmija se nuk ka abetare, nuk ka kushte nё shkollё e nё shtёpi, nuk ka tё ardheme e ai shkruan: “pse mё vrave vёlla!” Po pse a mund ti thuash vёlla atij qё ta pin gjakun nё gosti e harem, me keq se njё krimb serb?! Pse vёlla ёshtё ai qe ka vile e prona e mua me nxjerr nga toka?!
Eshtё tragjike, kur nje plak mё tha nё Kosovё: “…ishim mё mirё, kur ishim keq nёn dhunёn e pushtetin kriminal serb, por sot me njё vrasje tё padukshme po na pinё gjakun ata qё thanё se po luftojnё pёr gjakun e tё parёve!”
Nëse pёrsoni, i cili merr jetën e dikujt tjetër është në kundërshtim me ligjet, nëse veprimi është i qëllimshëm dhe me pasojë vdekjen, atëherë dënimi për kriminelin është vdekja, si në Kur’an ashtu edhe në Bibël! Po nёse sikush vret njё popull, ç’ka bahet?!
Po gjykata kushtetuese ngroh vezёt e bollёs sё pusht-etit dhe na flet pёr lirinё e qytetarёve tё saj qё nuk u ka mbetur kurr njё pikё gjaku nё shtyllёn e karakterit. Vellau ia ka shit gjakun vellait dhe gjykata vё syzet mbrapsht tё lexojё nenet sheshit tё boshatisur nga sёmundja si daullxhiu i haremit tё mbrёmjeve tё gremisura nё dritёn e syrit qё gёrthet:”vella pse mё varve?!”
Kёtё pytje e bёjnё jo vetёm varret, por qindara e mijёra nga vargu i trishtimit tё mergimit.
-Bash qaty nё Kodrёn e diellit tem baca me amanet ma ka lan nji vend, a po ma kthen vella, ta baj edhe unё njё konak pёr fёmijet e mi?! “O vёllau em tash me kusht-kurthёn e gjykates njё turku e njё serbi ia kanё dhan!. Shko ku tё duash e kёrko derman se s’kam ça tё baj!”
U trebёn sot nёё Prishtine prej fjalёs revoltё e vёllavrasje. Po s’ke ma çka mё vra! Nuk u trёmb populli, po politika e media e gjykatё kusht-kurtha qё me vendime ёshtё ajo ёshtё rreshtu nё anёn e gotёs se gjakut nё vend tё qumёshtit! Nuk guxon tё thotё se keru i shtetit e ka paramendua se si do tё jetё qeverisja pas mocionit tё mosbesimit pёr qeverinё. Pargjykimi ёshtё thyrje kushteturese. Po ku pyet vellau qё vret çka asht ligji e çka asht e drejta!
Vrasja konsiderohet si krimi më i madh dhe një nga mëkatet kapitale, si në Kur’an ashtu edhe në Bibël. Kjo ndalesë është një nga verdiktet më konsistente që ekzistojnë në të gjitha fetë monoteiste. Po me te pafete e pushtetit ne Prishtine?!
Ky veprim i ndaluar nga urdhri: “Ti nuk duhet të vrasësh” në Bibël, është gjithashtu urdhëresa e gjashtë e Dhjetë urdhëresave. Ky rregull mbron të drejtën më themelore të qenieve njerëzore, të drejtën për të jetuar dhe vë theksin mbi rëndësinë e paprekshmërisë së jetës njerëzore. Po ne Kosve e kane vra?!
Jeta e krijuar nga shpirti i vet Zotit është absolutisht e shenjtë ndaj e drejtë për ta marrë atë ashtu si edhe e drejta për të dhuruar i takon vetëm Zotit. Prandaj kushdo që merr jetë një jetë njeriu, shkel mbi këtë të drejtë me anë të këtij akti papërshkrueshmërisht të tmerrshëm që dhunon sovranitetin e Zotit. Po qeverisja e vjetёrnё Kosovё nuk e njeh kёtё ligj, njeh ligjin e sundimit tё parёs dhe tradhёtisё!
Ndërsa Bibla e deklaron se ata që janë fajtorë për krimin e vrasjes duhet të dënohen me vdekje. Po nё Prishtinё kanё denuar me vdekje, jo kriminelet, por njё popull?! Cilin tremb fjala revolt, pёrveç vellaut qё ka pirё gjakun e vellait!!!