Qyteti vdiq.
Sheshi qendror si nje tru i stermadh
ngurosur nga infarkti.
Rruget kryesore –
arterie te ngrira,
ne to nuk gjallon me gjaku.
Skelete restorantesh,
kufoma baresh,
shetitore te ngrira si me urdher magjistaresh.
Nete te nxira,
pa dashuri,pa flirte,
dite uniforme –
koka te qethura ushtaresh.
Kambanat e dy katedraleve heshtin memece,
xhamite pa zerin e hoxhes
majat shtize zgjatin drejt qiellit kot se koti.
Ne kete qytet
ka vdekur dhe Zoti.
Mars, 2020.